Arsenali po përpiqet të sigurojë nënshkrimin e mbrojtësit të Ajaxit, Jorrel Hato, duke synuar të mposhtë Chelsean në këtë garë.

Sipas gazetarit italian Gianluigi Longari, Topçinjtë kanë zhvilluar bisedime të reja me përfaqësuesit e lojtarit gjatë ditëve të fundit.


Agjenti i Hatos është parë sërish në Londër në orët e fundit, ndërsa diskutimet vazhdojnë mes palëve.

Arsenali kërkon të përshpejtojë marrëveshjen për të shmangur ndërhyrjen e rivalëve në Ligën Premier.

Hato, 19 vjeç, ka luajtur tashmë në 111 ndeshje si senior për Ajaxin, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 9 asistime.

Edhe Real Madridi ka shprehur interesim për Haton prej kohësh dhe pritet të tentojë transferimin e tij pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.

Arsenali shpreson të bëjë përparim të shpejtë për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë Ajax synon që nga shitja e yllit të tyre të fitojë rreth 50 milionë euro.  /Telegrafi/

telegrafi sport app