LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Eriksenit i kërkon Interit pagesën e ndërmjetësimit të transferimit

Agjenti i Eriksenit i kërkon Interit pagesën e ndërmjetësimit të transferimit

Agjenti i Christian Eriksenit, Martinus Schoots i kërkon Interit të përfundojë pagesën për ndërmjetësimin e tij në lëvizjen e danezit nga Tottenham në Inter.

Eriksen u bashkua me Nerazzurrët në një lëvizje prej 20 milionë eurosh nga Tottenham në janar të vitit 2020.

Sipas raporteve të disa mediave italiane, Interi i dha agjentit të lojtarit mandatin për të negociuar me Tottenhamin, duke rënë dakord për një tarifë rreth shtatë milionë eurosh për punën e tij.


Eriksen te Tottenhami, Dele Alli te PSG?
Lexo po ashtu Eriksen te Tottenhami, Dele Alli te PSG?

Interi raportohet se ka paguar vetëm një milion euro dhe agjenti i lojtarit tani i është drejtuar Kolegjit të Garancisë pranë CONI-t për të marrë pjesën e mbetur.

“Kolegji i Garancisë ka marrë një kërkesë arbitrazhi nga agjenti sportiv Martinus Schoots kundër FC Internazionale Milano SpA, në bazë të një mandat-kontrate, të nënshkruar më 27 janar 2020 me të cilën agjentit të lartpërmendur iu dha mandati për të lejuar realizimin e transferimi i lojtarit Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur FC”, thuhet në deklaratën zyrtare të CONI-t.

Erikseni iu ofrohet Real Madridit dhe Atletico Madridit
Lexo po ashtu Erikseni iu ofrohet Real Madridit dhe Atletico Madridit

Eriksen pritet të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit, por sipas La Gazzetta dello Sport, kërkesa e agjentit po ngadalëson negociatat.

Sipas Calcio e Finanza, Interi ka konfirmuar se ata do të “përmbushin të gjitha detyrimet kontraktuale”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori