Agjenti i Durmishit konfirmon interesimin e klubeve të mëdha, zbulon se kalimi te Galatasaray është afër

Mbrojtësi i Real Betisit, Riza Durmishi, është duke u ndjekur nga shumë skuadra të mëdha evropiane.
Sipas Estadio Deportivo, janë Liverpooli dhe Southamptoni dy skuadrat nga Liga Premier që kanë shfaqur interesim për 22-vjeçarin.
Shqiptari ka një klauzolë 20 milionë euro, por kjo nuk pritet të jetë problem për klubet angleze.
Agjenti i anësorit, Muzzi Ozcan, ka konfirmuar se ka oferta nga Anglia, Gjermania dhe Turqia për klientin e tij, transmeton Telegrafi.
Përveç interesimit nga dyshja e Ligës Premier, edhe Galatasaray është një tjetër pistë atraktive.
Raportohet se tashmë klubi turk ka bërë ofertë në vlerë 12 milionëshe.
“Kam shumë oferta nga Anglia, Gjermania dhe Turqia që janë të gatshme për atë”, ka thënë Ozcan për BT.
“Mund të konfirmoj se Galatasaray mund edhe ta blejnë. Ai ka treguar se ka talent të madh që në vitin e tij të parë në La Liga”.
“Sipas meje Durmishi është në top 10 mbrojtësit e majtë më të mirë në Evropë, por në rast se dëshiron të përmirësohet duhet të bëjë një hap para tek një klub i madh”, ka shtuar Ozcan.
Shqiptari në sezonin e kaluar për Betisin është paraqitur në 29 ndeshje në të gjitha garat, shkruan Telegrafi.
Durmishi te klubi spanjoll kaloi nga Brondby verën e kaluar dhe nënshkroi kontratë katër vjeçare.
Ndërsa për Danimarkën është paraqitur në 19 ndeshje.
Vlen të theksohet se Galatasaray deri më tani kanë nënshkruar me Belhanda, Bafatimbi Gomis dhe Maiconin.
Klubi turk është duke menduar të kompletojë këtë transferim para se të fillojnë ndeshjet para-sezonale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë