Agjentët e sulmuesit Paulo Dybala janë në kontakt me Manchester Unitedin për një transferim të lirë në këtë afat kalimtar të verës.

Dybala, 28 vjeç, është një lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Juventusin në fund të qershorit.


Argjentinasi ka qenë i lidhur fort me një kalim te Interi, por një marrëveshje ka ngecur – duke alarmuar klubet në Ligën Premier.

Tottenham Hotspur dhe Arsenali mendohet se janë të interesuar për të blerë sulmuesin argjentinas.

Për të mos përmendur drejtuesit e Unitedit, të cilët besohet se janë në kontakt me agjentët e lojtarit.

dybala 1 1

Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Djajtë e Kuq janë në diskutime të drejtpërdrejta me ekipin e Dybala për një transferim të lirë.

Thuhet se Erik ten Hag dëshiron të përforcojë sulmin e tij në rast se Cristiano Ronaldo largohet nga Old Trafford këtë verë.

Dybala, i cili shijoi shtatë sezone në Torino, po shikohet si një zëvendësues i mundshëm i ish-bashkëlojtarit të tij.

Interi kishte qenë ‘pole-position’ për të marrë shërbimet e tij, derisa nënshkroi me Romelu Lukakun nga Chelsea.

dybala 2

Dybala shënoi 115 gola gjatë kohës së tij në Juve, duke fituar pesë tituj të Serie A. Ai shënoi 15 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Sulmuesi më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje te Unitedi, por ishte gjithashtu afër bashkimit me Tottenham Hotspur në vitin 2019. /Telegrafi/

telegrafi sport app