IF YOU WANT TO READ THIS INTERVIEW IN ENGLISH EDITION, PLEASE CLICK HERE.
Përpos institucioneve tradicionale, si Universiteti i Arteve, tashmë në Shqipëri janë me dhjetra universitetet private dhe qendrat e kurseve të cilat ofrojnë formim në dizajn apo në shkencat e komunikimit. Kjo ofertë në rritje nuk është e pa justifikuar. Çdo vit i ri akademik i gjen këto institucione gati të papërgatitura nga fluksi i lartë i aplikimeve. Fushat e dizajnit, të marketingut dhe të mediave sociale janë kthyer në një alternativë formimi tepër joshëse për dhjetra mijëra të rinj. Në të vërtetë bëhet fjalë për një tendencë me përmasa globale, e cila gjen pasqyrim edhe në realitetin tonë lokal. Teknologjitë dhe platformat e reja të komunikimit kanë rritur fluksin e përmbajteve informative apo promocionale në mënyrë të paprecedentë. Pikërisht nevoja për përmbajtje cilësore i shtyn këto industri të vihen në kërkim të krijuesve të rinj. Këta të fundit duhet të jenë të pajisur me një bagazh të pasur njohurish dhe tejet të aftë teknikisht. Universitetet, akademitë dhe kurset profesionale po e përmbushin kërkesën e tregut të punës për individë të formuar?
“Jemi në një situatë paradoksale,” rrëfen Gertoni, ndërkohë që ndodhemi në zyrën e tij në zemër të Tiranës, “sa më shumë shtohen kurset universitare, aq më shumë ne detyrohemi të trajnojmë, me shpenzimet tona, kandidatë të diplomuar.” Gerton Bejo është themelues dhe Drejtori Ekzekutiv i “Vatra Agency”. Me gati 20 vjet përvojë si Project Creative Leader, Gertonin e njohin si “Gerti i Vatrës”, një ndër personazhet e rrallë në kryeqytet, që me kontribut të vazhdueshëm ka ruajtur nje profil të qëndrueshëm në industrinë kreative. Falë një talenti të cilin jo vetëm e ka kultivuar, por edhe trashëguar nëpërmjet krijmtarisë gjithmonë e më cilësore në “Vatra Agency”. Gerti, së bashku me individë të talentuar të ekipit Vatra, kanë ideuar dhe zhvilluar dhjetra brande të reja. Bëhet fjalë për një proces kompleks, i cili përfshin konceptimin, kujdesin në çdo detaj dhe promovimin e brandit. Edhe pasi kanë kaluar 20 vite nga koha kur janë ideuar apo kuruar nga mendja e Gertit, markat e shumë kompanive të suksesshme vazhdojnë të tërheqin apo të stimulojnë mendjen e shumë konsumatorëve.
“Mospërputhja e formimit universitar që marrin të rinjtë me kërkesat që kemi ne agjencitë e dizajnit dhe të komunikimit sa vjen e kthehet në një hendek të vështirë për t’u kapërcyer. Teknologjitë dhe kanalet e reja të komunikimit me të cilat ne operojnë janë në evoluim të vazhdueshëm, me shpejtësi marramendëse. Ndonjëherë llojet e përmbajtjeve dhe mënyra se si duhet të përqasemi tek konsumatorët në mënyrë bindëse ndryshojnë nga dita në ditë. Në Shqipëri janë disa institucione edukimi që ofrojnë baza të mira në dizajn apo në marketing, por fatkeqësisht nuk ecin dot me hapin e kohës. Tregu i marketingut dhe i komunikimit nuk pret që kurset universitare të përditësojnë kurrikulat apo laboratoret. Ne, agjencitë si Vatra jemi kthyer në akademi dizajni dhe komunikimi. Janë me dhjetra profesionistë që praktikisht kanë ardhur tek ne nga bankat e shkollës si aspirantë dizajner dhe kanë marrë formim të plotë duke i bërë duart pis, në vijë të parë. Kur them formim, shkoj përtej metodologjisë apo kërkesave të tregut të punës. Nën guidën tonë, te Vatra të rinjtë kanë patur mundësi të kultivojnë stilin e tyre dhe të pasurojnë botën e brendshme. Përvetësimi i software apo i teknikave më të fundit në dizajn dhe teknologjitë e reja është i padiskutueshëm. I pashmangshëm.” – tha Gerton ndërkohë që na bëri një tur të shkurtën në ambientet e Vatra, në katin e pestë të një qendre biznesi.
Tek Vatra, Gertoni së bashku me stafin e tij ka konceptuar fushata marketingu. Kanë propozuar ri-brandime dhe përmirësime imazhi apo u janë përgjigjur nevojave të ndryshme krijuese. Një pjesë e këtyre bashkëpunimeve, i përkasin kompanive në tregjet më të gjëra në Ballkan, në Kosovë, Maqedoni, apo Serbi.
Shkollimi në Design and Communication në Mbretërinë e Bashkuar, e ka konsoliduar talentin të cilin Gertoni e ka patur dhe ushtruar duke punuar që herët në adoleshencë. I përfshirë në zhvillimet e industrisë së dizajnit që shumë herët, ai ka një bagazh kreativ dhe artistik të plotë i cili është shndërruar në një guidë profesionale për stafin e tij Vatrës.
Prandaj, ajo vatër e ngrohtë kreativiteti, është një akademi e vogël dizajni ku Gertoni dhe stafi i tij kreativ jo vetëm kanë zgjidhjet e duhura për cdo nevojë të klientëve të tyre, por janë edhe frymëzim për dizajnerat e rinj. Kështu, Vatra e Gertonit nuk është më vend ku ushtrohet një profesion apo biznes, por një mënyrë të jetuari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a192b60c-3e2e-476b-86b6-e8c8bbfd769d-780x439.jpg)
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim