Agjencitë e lajmeve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë do të bashkëpunojnë kundër lajmeve të rreme

Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua sot nga agjencitë e lajmeve të Maqedonisë e Veriut dhe Greqisë, AIM dhe “ANA-MPA” me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes dy mediumeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë për luftën kundër lajmeve të rreme.
Marveshjen e nënshkruan drejtorët e AIM dhe “АNA-MPA”, Dragan Antonovski dhe Mihalis Psilos, ndërsa mori pjesë edhe zëvendës drejtori i AIM, Halid Ajdini, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas zhvillimeve pozitive në marrëdhëniet në mes dy vendeve, gjegjësisht pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës thellohet bashkëpunimi mes dy shteteve dhe tani erdhi koha për të dyja agjencitë ndërkombëtare që edhe ato të marrin iniciativë për të bashkuar të dy vendet, ta forcojnë më shumë shoqërinë dhe të tregojnë që përmes bashkëpunimit dhe shoqërisë mund të zgjidhen problemet, që deri tani nuk janë zgjidhur”, deklaroi drejtori i “ANA-MPA”.
Antonovski kujton se AIM dhe “АNA-MPA” për vite me radhë bashkëpunojnë, por me këtë marrëveshje kjo vetëm konfirmohet dhe hap mundësi për forma të reja të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të reja.
“Qëllimi jonë është i njëjtë – informacione të sakta dhe standarde profesionale. Mendojmë se e ardhmja është pikërisht në gazetarinë e agjencisë, nga shkaku i prodhimit të lajmeve të rreme agjencitë janë definitivisht zgjidhja ku i keni lajmet e verifikuara”, tha Antonovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë