Në garën për Asamblenë Komunale të Mitrovicës së Jugut, Agim Rexhepi, kandidat nga lista Guxo me numrin 10, po shihet si një nga figurat më aktive dhe më afër qytetarëve.

Me përvojë në fushën publike dhe me përkushtim ndaj komunitetit, Rexhepi po angazhohet për një qeverisje lokale më transparente, më të përgjegjshme dhe më afër nevojave reale të qytetarëve.





Në mbështetje të kandidatit për kryetar të komunës, Faton Peci, Rexhepi ka theksuar se Mitrovica e Jugut ka nevojë për një drejtim të ri – të bazuar në punë të ndershme, planifikim strategjik dhe bashkëpunim qytetar.

Ai thekson se vizioni i ekipit “Guxo” është t’i japë fund stanjacionit shumëvjeçar dhe të krijojë kushte për punësim, arsim cilësor, pastërti urbane dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

“Mitrovica ka potencial, por i duhet menaxhim me përgjegjësi dhe vendimmarrje që e vë qytetarin në qendër. Ne po ofrojmë një plan të qartë dhe të realizueshëm për ta kthyer këtë potencial në zhvillim konkret” – është shprehur Rexhepi.

Me angazhim të përbashkët me kandidatin për kryetar Faton Peci (Guxo 118), Agim Rexhepi po kërkon besimin e qytetarëve për ta bërë Mitrovicën e Jugut një qytet të mundësive dhe dinjitetit.