LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri ofron dorëheqje nga AKR-ja, partia nuk është në dijeni

Agim Bahtiri ofron dorëheqje nga AKR-ja, partia nuk është në dijeni

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka dhënë dorëheqje nga AKR.

Bahtiri këtë e kishte paralajmëruar ditë më parë, nëse nuk ka bashkërendim me VV-në në koalicion parazgjedhor, do të largohej nga ky subjekt politik.

Telegrafi mëson se dorëheqja e tij ka ardhur për shkak të pakënaqësive qe AKR nuk do të bashkëpunojë më VV-në por me një koalicion të mundshëm me AAK-në.


Ndërkaq për këtë Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk janë në dijeni për deklaratën e nënkryetarit të Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se më nuk është pjesë e partisë së Behgjet Pacollit.

Makolli deklaratën e Bahtirit e quajti të papërgjegjshme, ku sipas tij nuk është hera e parë që Bahtiri jep deklarata të tilla.

“De fakto ai është njeriu i dytë në parti. Tash që po deklarohet nëpër portale në këtë mënyrë është e pakuptimtë, prandaj ne nuk jemi në dijeni. Ai edhe përpara është manipuluar me këto deklarata nëpër portale dhe nuk ka ndodh ashtu. Dhe mendoj që është e njëjta gjë. Deklarata të papërgjegjshme nuk është mirë të jepen, sidomos për një lider pasi është dhe kryetar i një komune. Brenda dy viteve Bahtiri i ka dhënë 4 ose 5 deklarata të tilla. Nuk kemi nevojë për promovime elektorale”, ka thënë Makolli.

Bahtiri kërkon koalicion AKR-Vetëvendosje, përndryshe paralajmëron zhvillime të papritura në parti
Lexo po ashtu Bahtiri kërkon koalicion AKR-Vetëvendosje, përndryshe paralajmëron zhvillime të papritura në parti

Ndryshe, Agim Bahtiri ditë më parë  në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit pati thënë që kërkon një koalicion AKR-Vetëvendosje.

“Unë jam në AKR dhe jam i fuqishëm në AKR, po shpresoj që do të lëvizim më përpara në drejtim të bashkërenditjes të një force politike që ne jemi duke hulumtuar, po shpresoj që përsëri do të jemi në qeverisje por jo në këtë qeverisje, që prej fillimit kam qenë kundër saj. Do të bëjmë një qeverisje ndryshe, e cila besoj do të jetë në të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kërkoj koalicion AKR-VV, jam i bindur që do të më dëgjojnë të gjithë, përndryshe unë do të marrë një pjesë të AKR-së, dhe do të lëvizi në këtë drejtim”, ka thënë Bahtiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kalo në kategori