LAJMI I FUNDIT:

Afrona Dika, ndjesitë para dasmës, detaje nga historia disavjeçare e dashurisë me Bleron

Afrona Dika, ndjesitë para dasmës, detaje nga historia disavjeçare e dashurisë me Bleron

Një dashuri që ka lindur si nëpër filma, krejt rastësisht, shumë shpejt do të kurorëzohet me martesë

Një rastësi që i bëri bashkë në aeroportin e Zyrihut, aty ku lindi dashuria e tyre rreth pesë vite më parë. Një ëndërr që do të bëhet shumë shpejt realitet për Afronën dhe Bleron, çiftin që shumë shpejt do të jenë burrë e grua.

Ajo ishte një vajzë e panjohur, por shumë simpatike që nuk kishte si të mos e bënte për vete Bleron që me shikim të parë. Ndërsa ai për Afronën ishte një këngëtar që e njihte mirë nga ekrani, por që e takonte për herë të parë nga afër dhe shikimi i tij i depërtoi thellë në zemër.


Kështu filloi lidhja e Afrona Dikës dhe Blerim Muharremit, çiftit që po pret me padurim 21 shtatorin për t’i thënë “Po” njëri-tjetrit përjetësisht.

Nga një vajzë e panjohur, dashur padashur, Afrona u kthye në një personazh mediatik, gjë që fillimisht ishte diçka e çuditshme dhe njëkohësisht e vështirë për të.

Nuk ka qenë aspak e thjeshtë për Afronën dhe Bleron të mbajnë një lidhje në distancë për 5 vite, por ia kanë dalë me shumë sukses. Vetëm një muaj i ndan nga dita e madhe dhe tani që fillon numërimi mbrapsht, emocionet sa vijnë e shtohen.

Në këtë intervistë të sinqertë, Afrona rrëfen për revistën Class ndjesitë para dasmës, detaje nga historia disavjeçare e dashurisë me Bleron, por edhe planet për zgjerimin e familjes.

Afrona, dasma është vetëm pak javë larg, si ka qenë kjo periudhë për ty?

Kjo periudhë ka qenë mjaft stresuese, por strese pozitive. Për këtë ka ndikuar edhe fakti se nuk ndodhem afër vendit ku do të martohemi, por në Zvicër. Por duke qenë se ia kemi lënë në dorë Class Events pjesën e dekorit dhe organizimit, jam e sigurt dhe kam besim të plotë që do ia dalim shumë mirë, ashtu siç ka qenë ëndrra jonë.

Cili ka qenë momenti që ti kuptove se doje të martoheshe me Bleron?

Surpiza e propozimit për martesë që më bëri Blerimi.

Ka pasur raste që je penduar për këtë vendim?

Sigurisht që ka pasur momente kur, ndoshta edhe për shkak të largësisë, jemi grindur. Ka pasur raste edhe për gjëra të vogla, ashtu si shumica e çifteve. Këto janë gjëra normale, por jo të pendohem për këtë vendim.

Çfarë të ka pëlqyer te Blero në takimin e parë?

Sjelljet shumë modeste që ai kishte, si në të folur ashtu edhe në veprime.

Kur ka ndodhur puthja e parë me Bleron? Si e kujton?

Mbas disa ditësh që takoheshim. Ishte një puthje e papritur. Në fakt, puthjet më të sinqerta dhe më të ëmbla nuk përshkruhen kurrë me fjalë.

Çfarë pëlqen më shumë te Blero dhe çfarë urren më shumë tek ai? Po ai te ty?

Më pëlqen butësia që ka, qetësia e brendshme, por kur është i uritur atëherë më mirë t’i qëndrosh sa më larg. Ai tek unë pëlqen… hmmm, gjithçka? (qesh) Ka momente që edhe unë normalisht e irritoj, për shembull kur e pyes për shumë gjëra në të njëjtën kohë, ndërkohë që ai është duke bërë diçka.

Cila është dhurata më e bukur që të ka bërë ai?

Dhurata më e bukur është që kam besimin dhe dashurinë e tij.

Ti dhe Blero keni shumë kohë së bashku, çfarë mendon se e ka mbajtur gjallë dashurinë mes jush?

Mbi të gjitha ka qenë durimi, dashuria dhe respekti.

Si u ndjeve kur Blero u ul në gjunjë për të të propozuar? E kishe menduar se mund të ndodhte diçka e tillë?

Propozimi ndodhi në një emision televiziv, në Privé. Qëllimi ishte ta surprizoja unë atë, por ndodhi e kundërta. Ju e keni parë videon e propozimit, për mua ishte e papritur, u befasova. Mu duk sikur koha ndaloi në atë çast dhe për disa sekonda isha në një botë tjetër, në botën e ëndrrave të mia. U bë realitet një ëndërr që nuk e prisja të ndodhte në atë çast. Është një ndjenjë e papërshkrueshme që e përjetojnë vetëm vajzat e dashuruara.

Si ka ndryshuar jeta jote pasi lidhja me Bleron u bë publike?

Në fillim ka qenë një ndryshim ekstrem, sepse nuk isha mësuar të isha në qendër të vëmendjes. Por me kalimin e kohës njeriu ambientohet dhe kjo tani është bërë një pjesë e jetës që më duhej ta pranoja.

E ke pasur të vështirë të mësoheshe me vëmendjen e mediave?

Po, në fillim ka qenë e vështirë, por siç thashë më lart kam kohë që e kam pranuar dhe është bërë pjesë e jetës sime.

Çfarë mendon kur lexon lajme të pavërteta për veten? Ka pasur raste që të kanë lënduar ato që janë shkruar në media?

Në fillim ka pasur raste që edhe jam irrituar nga këto lloj lajmesh, por me kalimin e kohës unë dhe Blero fituam besimin e njëri-tjetrit dhe mësova të mos i marr seriozisht.

Cili është pasioni yt më i madh, që ndoshta publiku nuk e di?

Pasioni im më i madh është të realizoj një Fashion Tv Show timin.

Si është një ditë normale jotja?

Unë zgjohem zakonisht shumë herët, e nis ditën me një kafe fillimisht, pastaj shkoj në punë dhe në mbrëmje shkoj në palestër ose merrem me blogun tim.

Na trego diçka më shumë në lidhje me profesionin tënd, pasi publiku nuk di shumë për këtë anë tënden.

Unë punoj në administratë publike, në një shkollë ndërkombëtare. Ushtroj një profesion që e dua shumë dhe që më fal shumë kënaqësi. Mësoj çdo ditë gjëra të reja nga puna që bëj. Po ashtu, është kënaqësi të ndihmosh studentë nga e gjithë bota që studiojnë në shkollën tonë.

I ke mbajtur ndonjëherë ndonjë sekret Bleros (apo ai ty)?

Jo, ne jemi shumë të hapur me njëri-tjetrin dhe i tregojmë të gjitha gjërat… por ka mundësi që ai po (shaka). (qesh)

Kush është më romantik, ti apo Blero?

Blerimi është më romantik se unë, sepse ai edhe në momente të papritura mund të bëhet romantik. Ai mund të krijojë diçka shumë romantike në një situatë spontane, ndërsa unë jam tip i organizuar.

Kush është më shumë xheloz, ti apo Blero?

Të dy jemi xhelozë, vetëm se unë e tregoj më shumë, ndërsa ai ka mënyrën e vet shumë diskrete. Mendoj që kjo ka të bëjë më shumë me lidhjen tonë në distancë, sepse gjithçka është ndryshe kur je larg partnerit.

Sakrifica më e madhe që ke bërë për dashurinë?

Sakrifica më e madhe është që kemi mbajtur 5 vite lidhjen në distancë. Nuk mund ta përballojë çdo çift këtë gjë.

Çfarë nuk do falje kurrë?

Tradhtinë.

Si do ta përshkruaje marrëdhënien me vjehrrën?

Kam shumë respekt ndaj saj, sepse është nëna e njeriut që dua shumë.

Si ka qenë takimi i parë me vjehrrit e tu?

Ndihesha shumë në siklet para se të takoja prindërit e Blerimit. Edhe pse jam tip i hapur atë ditë kisha shumë emocione. Mendoja si do të nisë prezantimi, biseda etj. Besoj si çdo vajzë që takohet për herë të parë me familjen e partnerit, që dëshiron që të jetë perfekte çdo gjë dhe të mos gabojë apo të mos ta teprojë. Por sapo u përshëndetëm më hynë aq shumë në zemër, saqë dukej sikur i njihja prej vitesh dhe u ndjeva shumë mirë.

Keni plane të afërta për fëmijë?

Për momentin jo. Dëshirojmë që të udhëtojmë edhe pak dhe të bëjmë karrierë. Më vonë, sigurisht që po.

Si është marrëdhënia jote me Teutën?

Kemi raporte shumë të mira dhe të shëndosha.

A do të jetë ajo në dasmën tuaj?

Jo.

Me Tarën kemi parë që shkoni shumë mirë. Ka qenë e vështirë t`ia fitoje zemrën?

Tara është një vajzë shumë e zgjuar dhe e pjekur për moshën e saj, sepse është rritur nga dy super prindër që punojnë shumë me të dhe i falin shumë dashuri e kohë, kështu që s’ka qenë aspak e vështirë.

Për çfarë bisedon më shumë me Tarën?

Bisedojmë për këngë, filma, seriale televizive e gjithçka tjetër.

Në trend

Më shumë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Lëndimi e detyron t’i jap fund karrierës në moshën 19-vjeçare njërin prej lojtarëve më premtues të Real Madridit

Lëndimi e detyron t’i jap fund karrierës në moshën 19-vjeçare njërin prej lojtarëve më premtues të Real Madridit

La Liga

"E dija që isha në Milano për një arsye" - 'Perandori' nuk lë gjë pa rrëfyer

Serie A
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Amerika
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Azia
Superkompjuteri parashikon se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon

Superkompjuteri parashikon se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori