LAJMI I FUNDIT:

Afrona me dedikim romantik për Bleron në ditëlindjen e 40-të të këngëtarit

Afrona me dedikim romantik për Bleron në ditëlindjen e 40-të të këngëtarit
Foto: Afrona Dika/Instagram

Këngëtari i njohur Blero feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 40-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.


Por, urimin më të përzemërt, këngëtari e ka marrë nga e fejuara e tij, Afrona Dika.

Kjo e fundit ka zgjedhur rrjetin social Instagram për t’;i bërë një dedikim romantik më të dashurit të saj.

Foto: Afrona Dika/Instagram

Ajo ka publikuar disa fotografi të ëmbla të çiftit, teksa i shoqëron me mbishkrimin, ku shpreh fjalët më të sinqerta për dashurinë e saj të vërtetë.

“Urime ditëlindjen për dashurinë time të vërtetë! Ti më njeh më së miri dhe i di ëndrrat e mia. Festofshim shumë ditëlindje bashkë”, ka shkruar Afrona në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BlY5u6mhhAN

Çifti përndryshe kanë disa vite që kanë shpallur fejesën e tyre, ndërsa nuk kanë bërë të ditur nëse ka ndonjë datë për martesë. /Telegrafi/