LAJMI I FUNDIT:

AFP: Kosova mund ta lë Zvicrën pa më të mirin e saj

AFP: Kosova mund ta lë Zvicrën pa më të mirin e saj

Granit Xhaka po vlerësohet si lojtari kryesor i përfaqësueses së Zvicrës në futboll.

Sipas agjencisë së njohur franceze të lajmeve AFP, spekulimet për transferim multi-milionësh për kosovarin, kanë ngritur presionin te ai për të luajtur sa më mirë në Euro 2016.

Xhaka ka pasur 40 paraqitje për Zvicrën dhe nga ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Otmar Hitzfeld, është vlerësuar si “Bastian Schweinsteiger i ri”.


Mediat britanike raportojnë se shumë klube angleze janë në kërkim të tij, me Arsenalin që ka ofruar 30 milionë euro, por që klubi gjerman Borussia Monchengladbach kërkon akoma më shumë. Liverpooli dhe Bayerni besohet se po ashtu janë duke vëzhguar lojtarin.

Përballja me vëllanë

AFP ka shkruar se si Granit Xhaka në Euro 2016 do të përballet me vëllanë e tij, Taulantin, që përfaqëson Shqipërinë. Agjencia prestigjioze përmend edhe kohën kur familja Xhaka u largua nga Kosova për shkak të luftës me Serbinë dhe ka kujtuar ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2012, kur Zvicra mposhti Shqipërinë 2 me 0.

Në atë ndeshje, AFP kujton se si Xhaka kishte humbur një rast të qindpërqindtë dhe si në Zvicër kishin nisur spekulimet se lojtari e kishte humbur rastin me qëllim, vetëm për të mos shënuar kundër kombëtares shqiptare. Xhaka mund të luajë për Zvicrën kundër Shqipërisë më 11 qershor në Euro 2106.

AFP shkruan më tej se Xhaka ka gjasa të mëdha të kalojë në përfaqësuesen e Kosovës.

“Xhaka po ashtu në shumë intervista ka bërë të ditur se Kosova mund ta inspirojë që të largohet nga Zvicra dhe të luajë për shtetin e origjinës”, shkruan AFP, duke kujtuar se një gjë e tillë mund të ndodhë pasi që Kosova të pranohet në FIFA.

Kosova më 3 maj u pranua si anëtarja e 55-të e UEFA-s dhe më 12-13 maj pritet të vendoset se a do të jetë anëtarja më e re e FIFA-s në Kongresin që do të mbahet në Meksikë.

Në trend Sport

Më shumë
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori