Në emisionin “Përballje” është diskutuar për mundësitë për punësim dhe shkollim që kanë shqiptarët në vende të ndryshme perëndimore por edhe vështirësitë për integriminë këto shtete e çfarë mundësish ka për punësim në vendet si Gjermania nëpërmjet migrimit të rregullt dhe legal.
Afaristi nga Kosova që jeton dhe vepron në Gjermani, Arben Coli, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka folur për karrierën e tij të në këtë vend si dhë për integrimin në shoqërinë gjermane.
Coli, i cili ka lindur në Gjermani, thotë se në përgjithësi shqiptarët ndjehen të integruar mirë në këtë shtet, por ka edhe paragjykime ose diferencime dhe kjo, sipas tij, fillon madje edhe nga emri.
“Gjëja e parë që një shqiptar do të përballet është çështja e emrit. Kur në një grup apo klasë prezantohen anëtarët, lexohen me radhë emrat. Kur vije radha te emri i një shqiptari, shembull Arben, të gjithë do të kthejnë kokën dhe shikojnë se ky tingëllon pak më ndryshe. Për një fëmijë[shqiptar] kjo është një ndjesi e pakëndshme… Mund të them se dikush me emër ndryshe duhet të japë mundin e dyfishtë për të qenë të barabartë me një gjerman ‘dem baba dem’”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Arbeni thotë se paragjykimet ekzistojnë kryesisht nga individët, ndërsa shteti trajton njëjtë të gjithë.
“Paragjykimet vijnë nga personat pa detyra shtetërore. Ndërsa shteti i trajton të barabartë të gjithë ata që i plotësojnë kushtet. Ose ke status në Gjermani ose nuk ke. Nëse ke status, trajtohesh barabartë me tjerët”, thotë.
Coli ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ketë një sasi të garantuar të vendeve të punës për aplikuesit nga diaspora, pasi edhe përfitimi do të jetë i madh.
“Këto vende të garantuara do të shpaguhen një ditë, pasi në Kosovë vjen dije e re”, tha ai.
Afaristi nga diaspora duke treguar përvojën e vet personale thotë se atij i janë dashur pesë deri në gjashtë vite nga themelimi i firmës për të pasur bilanc pozitiv./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit