Aeroporti i ri në Stamboll do të jetë ndër më të mëdhenjtë në botë, bëhen të ditura disa karakteristika të veçanta të tij
![Aeroporti i ri në Stamboll do të jetë ndër më të mëdhenjtë në botë, bëhen të ditura disa karakteristika të veçanta të tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/10/aa2-6-780x439.jpg)
Aeroporti i ri në Stamboll, faza e parë e të cilit më 29 tetor do të hapet nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përmban karakteristika të shumta me të cilat do të jetë i njohur në botë, qoftë për nga madhësia, infrastruktura, sistemi i sigurisë apo ngritja.
Kompania e themeluar në tetor të vitit 2013 ”Istanbul Grand Airport (IGA)” për 5 vite punon në realizimin e këtij megaprojekti.
Për hapjen e fazës së parë e cila do të shërbejë 90 milionë pasagjerë në vit, janë investuar 6 miliardë euro.
Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76.5 milionë metra katrorë ndërsa faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023.
Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë një nga më të mëdhatë në botë, janë angazhuar rreth 10 mijë njerëz.
Pas përfundimit të punëve aeroporti do të përbëhet nga 6 pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.
Pasi që aeroporti të vihet në funksionim, kompania për 25 vite duhet të paguajë 26 miliardë euro pagesa vjetore, përfshirë dhe taksat, apo rreth 1.1 miliardë euro në vit.
Pritet që në aeroport në ditë të aterojnë 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.
Aeroporti i ri që para hapjes ka marrë disa çmime, prandaj pritet që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërtesa e terminalit të aeroportit shtrihet në 1.3 milionë metra katrorë dhe do të jetë ndër më të mëdhatë në botë. Pamja e brendshme dhe e jashtme janë inspiruar nga motive të arkitekturës turke.
Aeroporti i ri do të lidhet edhe me hekurudhë deri në qendër të qytetit ndërsa punimet ende vazhdojnë, shkruan AnadolyAgency.
Janë nënshkruar dhe kontrata me kompani taksie të licencuara të cilat do të përmbushin disa standarde për ofrimin e shërbimit.
Po ashtu aeroporti do të shfrytëzojë teknologjinë më të re ndërsa do të vendosen edhe radarë dyshemeje.
Çdo lëvizje do të regjistrohet në një largësi prej 2,5 kilometrash dhe çdo 60 metra do të ketë kamerë fikse, në çdo 360 metra kamera PTZ, në çdo 720 metra kamera termale dhe senzorë fibra optikë. Në pika kontrolli do të vendosen pjesëtarët e forcave të sigurisë.
Tek 9.000 kamerat e mençura të vendosura në terminal dhe parkingje janë instaluar 8 profile të sjelljeve të dyshuara. Ata që do të kenë një nga këta, menjëherë do të detektohen.
Gjithashtu janë vendosur dhe sisteme për njohjen e targave si dhe infrastrukturë për skanimin e fytyrës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![U akuzua se vendosi lëndë shpërthyese me telekomandë për ta hedhur në erë macen – jep dorëheqje këshilltari komunal në Britani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-102-380x233.jpg)
U akuzua se vendosi lëndë shpërthyese me telekomandë për ta hedhur në erë macen – jep dorëheqje këshilltari komunal në Britani
![Çfarë është ‘Bubatz’? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-15-380x233.png)
Çfarë është ‘Bubatz’? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë
![Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-88-380x233.jpg)
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë
![Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-88-780x439.jpg)
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë
![Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-82-780x439.jpg)
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”
![Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-15-780x439.png)
Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë
25 fakte tejet interesante, që ndoshta nuk i dinit rreth Bashkimit Sovjetik
![Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-9-780x439.png)
Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?
"Zjarret në Kaliforni janë një thirrje zgjimi", psikiku brazilian lëshon paralajmërimet e tij për vitin 2025
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht