Aeroporti Ivano-Frankivsk dhe depot e karburantit dhe lubrifikantëve po shkatërrohen nga sistemet raketore ruse.
Siç shkruan Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Ukrainës – Ukrinform, Ministria e Brendshme e Ukrainës e njoftoi këtë në Facebook, përcjell Telegrafi.
“Armiku ka sulmuar rajonet perëndimore të Ukrainës. Aeroporti Ivano-Frankivsk dhe depot e karburantit dhe lubrifikantëve po shkatërrohen nga sistemet e raketave”, citohet të ketë thënë ministria.
WATCH: Missile hits airport in Ivano-Frankivsk, Ukraine https://t.co/EnskxXhpnq
— BNO News (@BNONews) February 24, 2022
Dhe disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale – të raportuara edhe në disa media – thuhet se tregojnë atë që dukej të ishte një raketë që përplasej në aeroportin Ivano-Frankivsk.
Po sipas kësaj agjencie lajmesh, më herët, Drejtoria kryesore e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në rajonin Ivano-Frankivsk konfirmoi se ndërtesa e depove të karburantit dhe lubrifikantëve të aeroportit është në zjarr në Ivano-Frankivsk.
Ndryshe, në orët e para të 24 shkurtit, banorët e Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës u zgjuan nga tingujt e shpërthimeve të forta.
Shpërthimet filluan të raportohen rreth orës 05:00 pasi kreu i vendit agresor, Vladimir Putin, njoftoi fillimin e një operacioni special ushtarak në Donbas. /Telegrafi/