Nga: Olga Tokarczuk (Shtërgjet)
Përktheu: Edlira Lloha
Ja aeroportet e mëdha, që na grumbullojnë, me premtimin e mbartjes në barkun e një aeroplani tjetër; ai është një rregullator ndërlidhjesh dhe itineraresh në shërbim të lëvizjes. Por, edhe sikur të mos kishim planifikuar asnjë lëvizje tjetër, për disa ditë radhazi, ia vlen që secilin ta njohësh më nga afër.
Dikur, aeroportet vendoseshin në periferitë e qyteteve, si zgjatime të tyre, si stacione. Sot, aq shumë janë emancipuar, sa kanë identitetin e vet. Nuk do të vonojë dhe do të thuhet se qytetet janë zgjatime të aeroporteve, në cilësinë e vendeve të punës dhe fjetoreve. Dihet tanimë që jeta e vërtetë ndodh kur lëviz.
E pse aeroportet u dashka të jenë më të këqija se qytetet? Ato kanë ekspozita interesante arti, qendra konferencash, aty zhvillohen festivale dhe panaire. Ka kopshte dhe trotuare, ushtrohet aktivitet arsimor. Në “Schiphol” mund të të sodisësh kopje të bukura të Rembrandit, ndërsa në një aeroport aziatik gjendet një muze i feve: mendim shumë i mirë. Brenda tyre ka hotele tepër të mira, si dhe një shumëllojshmëri baresh dhe restorantesh. Ka dyqane të vogla, supermarkete dhe qendra tregtare, ku jo vetëm që mund të furnizohesh me gjithçka të duhet për rrugë, por edhe mund të blihen menjëherë suvenirët, për të mos humbur kohë në qytet. Ka klube fitnesi, qendra masazhi klasik dhe masazhi lindor, përfaqësi bankash dhe telefonish celulare. Në fund, pasi të kesh kënaqur nevojat e trupit, mund të kërkojmë edhe mbështetje shpirtërore në faltoret e panumërta dhe vendet për meditim. Në disa aeroporte, për udhëtarët zhvillohen seanca leximi dhe takime me autorë librash. E kam ende në çantën e shpinës, të futur diku, programin e njërit prej tyre, “Historia dhe çështjet kryesore të psikologjisë së udhëtimit”, “Zhvillimi i anatomisë së shekullit të shtatëmbëdhjetë”.
Gjithçka e organizuar për bukuri, shiritat lëvizës që ndihmojnë lëvizjen e udhëtarëve nga një terminal në tjetrin; e mandej nga një aeroport në tjetrin (disa syresh janë disa orë fluturimi larg njëri-tjetrit!), rojat e sigurisë që nuk bien në sy, kanë nën kontroll funksionimin e përsosur të këtij mekanizmi të madh.
Ky nuk është vetëm një aeroport, kjo është një kategori e posaçme e qytet-shteteve, vendndodhja e së cilave është e qëndrueshme, ndërsa shtetasit e tyre, të ndryshueshëm. Republikat aeroportuale, anëtare të Unionit të Aeroporteve të Botës, por pa përfaqësi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por do të vijë shpejt dita që do t’i kenë përfaqësuesit e vet. Ky është shembulli i një sistemi, ku nuk ka aq rëndësi politika e brendshme, sa lidhjet me aeroportet e tjera, anëtare të Unionit – vetëm ato i japin kuptim ekzistencës së tij. Shembull i një rendi ekstrovert; kushtetuta e shkruar në secilën biletë, ndërsa leja për në kuvertë është letërnjoftimi i vetëm i qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/01/Skenderbeu-1-e1516303460443-780x439.jpg)
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
![Imazhet flasin …](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/lucia2-780x439.jpg)
Imazhet flasin …
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shqiperia91-780x439.jpg)
Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...
![Vetmia e të qenit i moskuptuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Orwell-e1723117781240-780x439.jpg)
Vetmia e të qenit i moskuptuar
![Pse është tepër vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore?!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Bomba-780x439.jpg)
Pse është tepër vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore?!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht