Ardiana Lima duket se nuk po mund t'i shmanget të dashurve turk.

Ajo vitin e kaluar ka kaluar pushimet verore në plazhet e Turqisë në krah të shkrimtarit, Metin Hara.


Pa kaluar një vit i plotë, tashmë bukuroshja braziliane po relaksohet në krah të afaristit të njohur, Emir Uyar.

Screenshot 2 6

Dyshja është fotografuar dorë për dore teksa shëtisin në qytetin turistik grek të Mykonosit, ku së fundit po qëndrojnë shumë yje botërore.

Bukuroshja 38-vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë rozë të kombinuara me sandale të zeza dhe një çantë interesante.

Ndryshe, Emiri është anëtar i bordit drejtues të grupit Permak. Ai studioi biznesin dhe ekonominë në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Ai ka fituar eksperiencë në industrinë e makinerive, tekstileve, energjisë dhe investimeve në pasuri të paluajtshme. /Telegrafi/

Screenshot 1 9