Këngëtari Adrian Gaxha ishte i ftuari i radhës në emisionin 21 gradë.

Artisti shkupjan në një intervistë të gjatë ka rrëfyer për fëmijërinë e tij dhe raportet me vëllaun, Dritonin, transmeton Telegrafi.


Mes tjerash ai ka folur edhe për largimin nga muzika klasike, për të cilën kishte studiuar dhe fillimet e rastësishme në muzikën zbavitëse, për t’u bërë sot një yll në estradën shqiptare.

Veç Adrianit mysafir në pjesën e dytë të emisionit ishin edhe Lindoni dhe Floriani, të cilët këtë verë së bashku me Adrianin ishin ndër këngëtarët më të kërkuar. Ata shpalosën gjëra interesante nga përditshmëria e tyre si dhe planet në aspektin muzikor. /Telegrafi/