LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja kanadeze vesh 22 çorape në njërën këmbë për 30 sekonda për rekordin Guiness

Adoleshentja kanadeze vesh 22 çorape në njërën këmbë për 30 sekonda për rekordin Guiness

Një vajzë 14 vjeçare nga Alberta arriti ta thyej një Rekord Botëror Guiness duke veshur 22 çorape në këmbën e saj për 30 sekonda.

Carolena Kruse nga Calgary në Alberta, tha se ajo filloi ta ushtronte veten për thyerjen e rekordit për grupmoshat më të reja se 16 vjet për më së shumti çorape në një këmbë brenda 30 sekondave, kur kishte disa pushime pas një gare noti në korrik.

Në përpjekjen e saj të parë ajo bëri të ditur ishte në gjendje të barazonte rekordin e mëparshëm prej 19 çorapeve, i vendosur në muajin maj nga Aarif Ibn Abdul Halim nga India, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“Ju vetëm duhet të fokusoheni në veshjen e çorapeve dhe vetëm të vazhdosh”, tha Kruse për programin Calgary Eyeopener në CBC Radio.

Përpjekja zyrtare e Kruse, e xhiruar nga nëna e saj, përfundoi me 22 çorape në këmbën e saj, mjaftueshëm për ta thyer rekordin.

Kruse tregoi se ajo e pranoi certifikatën zyrtare me postë gjatë javës së kaluar.

Tutje adoleshentja deklaroi se mund të ndodhë që ajo ta ndjek edhe rekordin e versionit për të rritur, që qëndron tek 28 çorape në një këmbë, ose se ajo mund të ndjek rekorde të tjera në kategoritë e notit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Kalo në kategori