Adoleshentja filmon vdekjen e vet, derisa po voziste e dehur veturën me shpejtësi të madhe (Foto/Video, +18)

Një adoleshente e cila së bashku me një shoqe të saj po vozisnin veturën me shpejtësi të madhe nën ndikim të alkoolit, ka filmuar momentin kur përplasen me veturë dhe përfundojnë të vdekura.
Sofia Magerko 16-vjeçe dhe Dasha Medvedeva 24, ishin brenda veturës së tipit BMW duke pirë alkool, kur befasisht humbin kontrollin mbi timonin dhe përplasen në rrugët e Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Sofia një adoleshente që kishte fituar garën e bukurisë në qytetin e saj të lindjes Izyum, ka mbetur e vdekur në vend kur u përplas me veturë.
Pamjet e tmerrshme shfaqin momentin kur ato gjatë tërë kohës qeshin dhe pinë alkool, derisa lëvizin me shpejtësi të madhe dhe përplasen në një rrugë në regjionin Kharkiv.
Mikesha e saj që ishte në veturë ka vdekur rrugës për në spital, ka njoftuar policia e Ukrainës. /Telegrafi/


























































