Ndërmarrësi pejan, Adnan Hyseni, në kuadër të aktivitetit të tij humanitar, sot (e mërkurë) e ka vizituar familjen e Kol Ukajt, nga fshati Dobrigje, Komuna e Gjakovës, të cilën e ka ndihmuar më ushqime dhe me të holla.

Hyseni në llogarinë e tij në Facebook, duke e parë gjendjen e rëndë të shtëpisë në të cilën jeton familja Ukaj, ka kërkuar që të ndihmohet kjo familje për ta ndërtuar një shtëpi të re.


Derisa, anëtarët e familjes Ukaj e kanë falënderuar Hysenin për ndihmën që i ka bërë kësaj familje, ndërmarrësi pejan i ka falënderuar të gjitha ata që po i qëndrojnë afër në iniciativat e tij humanitare. /Telegrafi/