Mediat franceze së fundi raportuan se në futbollin kosovar mund të ketë pasur trukime të rezultateve në disa ndeshje duke tronditur kështu opinionin sportdashës në vendin tonë.
Gazeta franceze “Le Figaro” raportoi se njëri nga klubet e Superligës së Kosovës është i përfshirë në këtë aferë dhe se për këtë çështje në Francë tashmë janë arrestuar nëntë persona, transmeton KosovaPress.
I kontaktuar nga KosovaPress rreth kësaj çështje, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se edhe më tutje janë në pritje të zhvillimeve të reja pasi deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga asnjë institucion zyrtar që ndonjë klube kosovar është i përfshirë në këtë aferë.
“Për momentin nuk kemi se çfarë të komentojmë. Deri më tani kemi vetëm raportime të thata të disa mediave. Asnjë institucion zyrtar nuk ka konfirmuar diçka rreth kësaj çështje. Ne jemi në pritje dhe të gatshëm të bashkëpunojmë më të gjitha institucionet përgjegjëse”.
“Unë jam i gatshëm dhe do t’i luftojë fuqishëm këto dukuri negative në futboll, por ende nuk kemi asgjë të konfirmuar. Pasi që është raportuar se janë arrestuar disa persona, atëherë ne po presim se çfarë do të dalë nga kjo situatë.”, ka thënë Ademi për KosovaPress.
Në lidhje me këto raportime, të premten ka reaguar edhe Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimi e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive i cili ka kërkuar që të hetohet çdo dyshim i ngritur për kurdisje të ndeshjeve sportive.
Nga ana tjetër, edhe Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar se janë duke u marrë më trajtimin e e çdo dyshimi të ngritur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë