Adelina Ismaili ka folur për herë të parë rreth vdekjes së nënës së saj, Mona Ismaili.
Këngëtarja ka thënë se ajo ishte gjithçka në jetë dhe se s’ka mundur ta besojë se po ndërron jetë.
“Më 15 janar më kanë lajmëruar se nënën e kam të sëmurë. As teorikisht nuk mund ta besoja. E kisha shumë të vështirë të pajtohem me faktin se ajo po shkon”.
“Mua më ka lidhur edhe profesioni, ajo ka qenë truproja ime, menaxheria, rrobaqepësja dhe stilistja ime. Njeriu që ma ka bë drekën edhe ma ka qit kafen deri në moshën 28-vjeçare”.
“Deri në fund nuk kam mundur të besoj që po ndodh. Në sytë e mi është hero. Ajo është superheroi im. Ende nuk po mundem ta përballoj këtë realitet”, ka thënë Adelina për NIN.
“Është një moment kur instinktivisht e në të gjithë aspektet kam nevojë ta kem ulur pranë vetëm t’ia dëgjojë aromën asaj, por ndoshta ky është fati. Kam menduar se gjithçka ka një kufi, por me të vërtetë dhimbja është e dyfishtë”, tha Adelina.
Kujtojmë se para një viti ka ndërruar jetë nëna e këngëtareve Adelina dhe Zanfina Ismaili. /Telegrafi/