Emmanuel Adebayor ka vënë në shënjestër të kritikave ish-klubin e tij Arsenal në përgjigjen se si po e trajtojnë Pierre-Emerick Aubameyang.
Sulmuesi gabonez duket se nuk ka të ardhme te klubi londinez. Ai është larguar nga skuadra nga Mikel Arteta pas një sërë çështjesh disiplinore.
Topçinjtë mendohet se janë të prirur të sheshin ndoshta lojtarin e tyre më të mirë në skuadër, duke e ofruar atë te klubet si Newcastle United dhe Paris Saint-Germain.
Por, vendimi për të përjashtuar sulmuesin e Gabonit nuk u prit mirë prej Adebayor, i cili ka kritikuar ashpër trajtimin e situatës nga Arsenali.
Ai gjithashtu e quajti Aubameyang një lojtar ‘fantastik’ duke zbuluar se i kishte dërguar mesazh.
Ish-reprezentuesi i Togos, megjithatë, nuk mendon se ka një rrugë kthimi në Emirates, pasi ai reflektoi për kohën e tij në klub.
“Ata kurrë nuk dinin të falnin, kështu që unë e di që ai kaloi shumë. Ai është një lojtar fantastik, i uroj gjithë të mirat – i kam dërguar një mesazh tashmë”, deklaroi ai për Sky Sports.
“Ne duam që ai të rikthehet. Duam apo jo, ai është një vëlla afrikan dhe ne duam që ai të vazhdojë të përfaqësojë Afrikën ashtu siç po bënte më parë”.
I pyetur nëse sheh një rrugë kthimi për Aubameyang në Arsenal, ai u përgjigj: “Nuk mendoj kështu, kjo është ajo që e di sepse më ka ndodhur edhe mua”.
"That's Arsenal for you, they never know how to forgive."
Former Arsenal striker Emmanuel Adebayor has his say on Pierre-Emerick Aubameyang's future and believes it is not the player with the issue, but the club. pic.twitter.com/rTIkkffn7h
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 24, 2022
“Jo në të njëjtën mënyrë, por në Arsenal, një rrugë kthimi do të befasohesha (ta shihja). Por, ai është një lojtar i madh, kështu që le të shohim se si do të përfundojë”.
Aubameyang nuk ka luajtur për Arsenalin që kur iu mor shiriti i kapitenit në dhjetor.
Para kësaj situate, ai kishte bërë 15 paraqitje në të gjitha garat – duke shënuar shtatë gola, përfshirë katër në Ligën Premier. /Telegrafi/