LAJMI I FUNDIT:

AD ESM dhe ADORA arrijnë marrëveshje për ngrohjen termike në qytetin e Shkupit

AD ESM dhe ADORA arrijnë marrëveshje për ngrohjen termike në qytetin e Shkupit

AD ESM dhe ADORA arritën marrëveshje për dhënien me qira të termocentraleve në pronësi të ADORA-s, të cilat do të përdoren nga SHA ESM në procesin e sigurimit të ngrohjes termike për qytetin e Shkupit, njofton SHA ESM.

“Marrëveshja e qirasë është e vlefshme për kohëzgjatjen e sezonit të ngrohjes 2022/23. Qiraja është përcaktuar sipas çmimit ekzistues të përcaktuar nga Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE)”, njoftoi sot pasdite ESM.

Dy kompanitë, sipas njoftimit, treguan përgjegjësi sociale dhe vetëdije për momentin në raport me nevojat e qytetarëve të Shkupit dhe u arrit marrëveshje që në periudhën e ardhshme të zgjidhen të gjitha çështjet që ishin objekt diskutimi.