Shkrimtarja, poetja dhe botuesja nga Elbasani i Shqipërisë, Flutura Açka, ka reaguar ndaj urimeve që i kanë bërë politikanët shqiptarë, xhudistes Majlinda Kelmendi.

Pasi fitoi medaljen e artë në Olimpiadën Verore, Rio 2016, nuk munguan urimet e politikanëve drejtë sportistes nga Peja. Në profilin e saj në Facebook, Açka reagon se më shumë hapësirë në media u është dhënë urimeve të politikanëve se vet Majlindës.


“Majlindë, mos i lër të ta marrin festën... Bacët, sikur Kombëtares në Shqipëri ia morën... Lacët! Mbrëmë folën për Majlindën: Baca Thaç Baca Isë Baca Kadri Baca Kujtim Baca Lavdrim Baca Mendim Baca Perparim Baca Guxim Baca Lirim Baca Urim E plot baca të tjerë. Prita me n'digju Majlinďën me folë, po kush nuk i dha minuta. Ishin kry lajmet, filloi tallavaja”, ka shkruar Açka. /Telegrafi/