Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dosjen ku është zbardhur vendimi i SPAK për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët, të cilët akuzohen se shkelën barazinë në tendera.
Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është lënë në ‘arrest shtëpie’, pas një operacioni disa mujor të kryer nga SPAK.
Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera, ndërkohë që operacioni po zhvillohet në Tiranë.
Mes të arrestuarve është Edlira Naqellari, e cila 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme.
Urdhër arresti janë lëshuar po ashtu edhe për Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin, ndërsa Anisa Bogdanin është lënë në arrest shtëpie.
Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se nga aktet e administruara ka rezultuar se me datë 11.05. 2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar proceduar e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me objekt ‘Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.
Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, e bërë nga anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, ku si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.
Pas kërkesës së kryer Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur:
“Arrest me burg” për Edlira Naqellari
“Arrest me burg” për Flutura Çekrezi
“Arrest shtëpi” për Anisa Bogdani
“Arrest me burg” për Ani Omuri
“Arrest me burg”për Klevis Hasani
“Arrest me burg”për Kreshnik Bejkaj
“Arrest me burg”për Fatmir Demneri
“Arrest me burg” për Fatmir Demneri
“Arrest me burg”për Mariglen Buzali
“Arrest me burg” për Gëzim Mingaj
Po ashtu, më herët SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve.
Pas arrestimeve, policia e Shtetit do të vijojë me hetimet e këtij procedimi penal, që do të vazhdojë për të sqaruar plotësisht çdo rrethanë që lidhet me provueshmërinë plotë të veprës penale të kryer dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje