LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Ndërprerja e ndihmës prej 170 euro e thellon krizën e qytetarëve

Abrashi: Ndërprerja e ndihmës prej 170 euro e thellon krizën e qytetarëve

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi gjatë konferencës për medie tha se kriza ekonomike dhe sociale e qytetarëve po thellohet pasi është ndërprerë ndihma financiare prej 170 eurosh për ta, teksa përmendi se Qeveria e Kosovës po vazhdon të emëroj ende zëvendësministra dhe këshilltarë.

Abrashi foli po ashtu edhe për masat që po merren nga Qeveria Hoti, për të cilat u shpreh se janë të pamenduara mirë dhe sipas tij numrat e të infektuarve po rriten

“Ndërprerja e ndihmës financiare prej 170 euro është duke e thelluar krizën sociale e ekonomike të qytetarëve ndërkohë që shpenzimet e luksit të Qeverisë e institucioneve të vendit nuk janë ndaluar e nuk janë kufizuar. Vazhdojnë të emërohen këshilltarë, vazhdojnë të emërohen zëvendësministra që i ka kaluar çdo numër normal, çdo shpenzim të arsyeshëm, kurse qytetarët lihen në mjerim”, tha Abrashi.


Deputeti i LVV-së tha se Kosova gjendet në një kaos dhe se Qeveria nuk  e di si do të dal në krye me këtë.

“Kemi të bëjmë me një kaos, të cilin kjo Qeveri nuk e ka as haber se si t’i dal ne krye. Masat që po merren me menaxhimin e pandemisë, janë të pastudiuar mirë, të paplanifikuara dhe po merren ad-hoc, prandaj kemi një situatë çfarë e kemi, numrat e të infektuarve janë alarmantë, numrat e atyre që kanë vdekur po ashtu po rriten, ndërkohë si kundërpërgjigje kemi vetëm publikimin e një manuali të cilin jam shumë i sigurt që as ministri vet nuk e ka lexuar”, tha Abrashi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori