Abrashi: Komuna e Prishtinës nuk bashkëpunoi për kujdes shtëpiak shëndetësor për pensionistë

Gjatë një takimi me Shoqatën Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prishtinë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka prezantuar planin e tij për kujdes ndaj të moshuarve, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe rekreacionin e tyre.
“Plani jonë për të moshuarit e kryeqytetit ka për qëllim kujdesin shëndetësor shtëpiak, të cilin në cilësinë e ministrit e kam realizuar në disa komuna, por në Prishtinë kjo nuk mundësuar për shkak të mungesës së bashkëpunimin me autoritetet komunale. Ne do të ofrojmë kujdes falas shëndetësor në shtëpi për të moshuarit, duke e rritur në 100 numrin e mjekëve. Mjafton një telefonatë dhe ekipi i mjekëve dhe teknikëve do të vijë në shtëpi”, ka thënë Abrashi.
Ai potencoi se plani i tij parasheh ndërtimin e dy vendqëndrimeve ditore për të moshuar, ku ata do të kenë mundësi të takohen dhe të merrem me aktivitete të lira. “Fatkeqësisht as kjo nuk është mundësuar në Prishtinë për shkak të mungesës së bashkëpunimit me komunën”, ka thënë Abrashi.
Ai tha se pensionistëve do t’ju mundësojë transport falas në të gjitha linjat që funksionojnë në Prishtinë. “Do t’i përkrahim edhe transportuesit privat që ata më pas t’ju mundësojnë pensionistëve transport falas”, ka thënë Abrashi.
Sipas Abrashit, do të ndahet një buxhet i komunës për aktivitete për rekreacion për pensionistë, nëpërmes sindikatës, në mënyrë që ata të kenë një kalendar të rregullt.
Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prishtinë, Shaip Vitija, ka thënë se si ministër, Abrashi ka dhënë dëshmi për kujdesin ndaj pensionistëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

"Jo, jo president shumica ishin dhuratë", Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet