Agjencia për Barazi Gjinore e Republikës së Kosovës, ju përkujton subjekteve politike, të cilat garojnë në fushatën elektorale për zgjedhje parlamentare Tetor 2019, respektimin dhe zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës neni 6-të, pika (8-të) për përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative me përfaqësim 50 % (përqind) për secilën gjini.
Agjencia ju përkujton subjekteve politike se një përfaqësim i barabartë gjinor në vendim-marrjen politike e legjislative të vendit është reflektim dhe zbatim i drejtpërdrejtë si dhe jetëson Kushtetutën e Kosovës sipas së cilës: “Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të grave dhe burrave në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore.”
Barazia gjinore, e reflektuar përmes pjesëmarrjes së barabartë 50% për secilën gjini është vlerë themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike.
Parimi i 50% duhet të përshkojë listat zgjedhore për përfaqësim të barabartë duke respektuar masën afirmative, programet e partive politike me propozime konkrete për pjesëmarrje, përfaqësim dhe zhvillim të barabartë dhe cilësor mes gjinive, fuqizimin socio-ekonomik të grave, dhe nxitjen e pjesëmarrjes në votime të grave dhe burrave në Kosovë. Për të arritur barazinë e vërtetë gjinore dhe për të gëzuar të drejta të plota njerëzore, ndryshimet duhet të jenë konkrete, të shpejta, vendimtare, të dukshme dhe gjithëpërfshirëse, prandaj duhet të kontribuojnë të gjithë që të shënojmë progresin që na detyron korniza ligjore e Kosovës dhe ardhmja Evropiane të cilën synojmë.
Parimi i përfaqësimit të barabartë prej 50 % për secilën gjini po ashtu duhet te reflektohet edhe në trupat mbikëqyrëse të zgjedhjeve – Komisionet Komunale Zgjedhore dhe Këshillat e vendvotimit.
Gjithashtu subjektet politike duhet të angazhohen plotësisht në sigurimi dhe përkrahjen financiare të fushatës së kandidateve gra në mënyrë të barabartë sikurse dhe për kandidatët burra, në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin për Financimin e Partive Politike dhe Ligjin Për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës.
Agjencia për Barazi Gjinore ju përkujton subjekteve politike që gjatë fushatës elektorale në gjuhën e përdorur në takime me elektoratin, programet dhe premtimet elektorale, materialet promovuese të subjekteve politike të evitojnë gjuhën seksiste, të dhunshme, dhe stereotipet gjinore.
Agjencia për Barazi Gjinore ju bën thirrje mediave që të ofrojnë hapësirë të barabartë për gratë kandidate që të shpalosin programin e tyre.
“Paraqitja mediale është e rëndësisë së veçantë në fushatë zgjedhore, dhe ajo duhet të jetë e qasshme dhe transparente për të gjithë kandidatët pa dallim gjinie, shton kjo agjenci.
Ndërtimi i një shoqërie me vlera demokratike që punon për harmoninë shoqërore përmes promovimit të vlerave dhe parimeve të barazisë gjinore, i kontribuon paqes dhe mund të arrihet vetëm përmes konsensusit, dialogut, respektit për diversitetin e mendimit, përkatësisë ideologjike, gjinore, etnike e kulturore, respektimit të të drejtave dhe lirive të individit.
Po ashtu, ABGj ka rikutjuar se bazuar në Ligjin për Barazi Gjinore Neni 5 pika 2, thekson se: Çdo dispozitë, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij Ligji shfuqizohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025