LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: Mustafa, me ftesë të hapur për opozitën (Video)

Abdullahu: Mustafa, me ftesë të hapur për opozitën (Video)

Ftesa e Qeverisë për demarkacionin vazhdon të jetë e hapur, publike dhe ne konsiderojmë se duhet të ulemi dhe të bisedojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konstruktive. Kemi çfarë të bisedojmë dhe është mirë ta bëjmë këtë, është shprehur për Tribuna Channel, këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, në lidhje me takimin e mundshëm e të shumëpërfolur mes liderëve të partive politike dhe shefit të Qeverisë.

Abdullahu ka thënë se nuk duhet të zhvendoset vëmendja në kushte, apo në kërkesa dhe oferta të cilat përjashtojnë krejt atë që është bërë deri më sot rreth demarkacionit.

Para rreth një muaji, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se do një takim të fundit me opozitën për demarkacionin.


Përfaqësues të partive opozitare në vend thonë se nuk pranojnë të dialogojnë për marrëveshjen e Demarkacionit në versionin aktual. Ata kërkojnë që kjo marrëveshje të kthehet në pikën zero.