LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon Abdixhiku: Takimi me Kurtin e Osmanin do të mbahet këtë të premte

E konfirmon Abdixhiku: Takimi me Kurtin e Osmanin do të mbahet këtë të premte

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se të premten do të takohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani, për tu konsultuar për formimin e institucioneve.

Abdixhiku tuje shtoi se beson që gjatë kësaj jave do të formohen edhe organet drejtuese të LDK-së.

“Po besoj që gjatë javës do të kemi konsolidimin e gjitha organeve drejtuese të LDK-së, dhe do të vazhdojmë konsultimet e brendshme për zhvillimet politike në vend. Takimin e radhës e kemi të konfirmuar me Osmanin dhe kryetarin e LVV-së për këtë të premten në orën 14:30, do të vazhdoj konsultimet me akterët e brendshëm të LDK-së për këtë takim”, u shpreh Abdixhiku.


I pyetur se cili do të jetë roli i LDK-së në zgjedhjen e presidentit, Abdixhiku theksoi se do të jenë konstruktiv.

“Meqenëse jemi në këtë tempull këtu, është se do të punojmë për interesin e Republikës së Kosovës, do të jemi konstruktiv dhe të afërt me njëri-tjetrin duke projektuar idetë tona dhe duke i shërbyer institucioneve të Kosovës që janë ndërtuar me sakrificë të madhe”, u shpreh kryetari i LDK-së.

Abdixhiku këto komente i bëri pas homazheve në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai tha se sakrifica e Jasharajve u shërben si inspirim dhe motiv për të punuar drejt për këtë vend.

“Jemi ardh këtu për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës, për të kujtuar sakrificën e Jasharajve. Këtë sakrificë jo vetëm që e nderojmë, por ajo na shërben edhe si inspirim dhe motiv për të punuar drejt për këtë vend. Unë bashkë me bashkëpunëtor jemi të interesuar që të shërbejmë mbarë dhe drejt për të kontribuuar për shtetin tonë duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme që nis në Prekaz. Falënderoj edhe kryetarin e komunës për pritjen”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori