Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se Qeveria e Kosovës po e ngulfat sektorin privat, që ka nevojë për mbështetje dhe çmime të përballueshme të energjisë.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në një kompani private që merret me grumbullimin, përpunimin dhe prodhimin e frutave të imta.
“Sektori i ‘agrikulturës, pyjeve dhe peshkatarisë’ merr pjesë me 7% të Bruto Prodhimit Vendor në Kosovë. “Grumbullimi dhe përpunimi i ushqimit mbetet një sektor që meriton të zhvillohet tutje dhe do të sjellë vlerë të shtuar në vendin tonë. Ne shohim shumë potencial nga kompanitë si Joni-SH, që ofrojnë produkte natyrale dhe bio, që janë tepër të kërkuara në tregjet ndërkombëtare. Ky sektor punëson drejtpërdrejtë mbi 10,000 punëtorë, dhe ky numër shkon në 50,000 kur llogaritet i gjithë zinxhiri, duke përfshirë edhe fermerët që ofrojnë produktet e tyre bazë. Ky sektor, në përgjithësi punëson më shumë gra, rreth 62%. Pra ndihma ndaj këtij sektori është ndihmë për gratë në Kosovë”, tha Abdixhiku.
“Qeveria Kurti nuk ka planifikuar dhe nuk ka bërë mirëmbajtje të rregullt të kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë, dhe si rezultat kemi ndërprerjet. Kështu, për kompanitë, kjo do të thotë se investimet që janë paraparë të bëhen në zgjerim të biznesit duhet të presin ditë më të mira”, tha më tej kryetari i LDK-së.
Abdixhiku gjithashtu tha se LDK ka një plan 10-pikësh për përballimin e krizës së energjisë elektrike.
“Bizneset në Kosovë kanë nevojë për përkrahje jo për burokraci. LDK do të reduktojë burokracinë për biznese, në mënyrë që të zhvillohen pa pengesa nga shteti. Programi ynë parasheh që ndihmojë ato kompani që kanë nevojë për të arritur standardet e kërkuara të cilësisë që kanë potencial për eksport. Qeveria aktuale ka ngulfatur bizneset dhe nuk ka ofruar përkrahje për to”, shprehet kreu i LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës