Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb për fatin e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës.
“Bashkësia ndërkombëtare, BE, duhet ta mbajnë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb në mënyrë që të gjithë ata të zhdukur, e që deri më sot nuk u dihet fati, të gjenden. Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësi i krimit e din se ku janë ato viktima”, ka thënë Abdixhiku.
I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se bëjnë thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën.
Sipas tij, zbardhja e fatit të zhdukurve mbetet një prioritet i pandryshuar dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Mesazhi i kryetarit Lumir Abdixhiku, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve:
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë 1617 personat që vazhdojnë të mbesin të zhdukur gati një çerek shekulli pas përfundimit të luftës. Ata përfaqësojnë plagën më të thellë dhe më të dhimbshme të shoqërisë sonë, një plagë që kërkon drejtësi dhe zbardhjen e plotë të fatit të tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj kauzës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve si dhe qëndron krah për krah me familjarët e tyre në mbështetjen e kërkesës për të vërtetën dhe drejtësinë. Bashkësia ndërkombëtare, BE, duhet ta mbajnë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb në mënyrë që të gjithë ata të zhdukur, e që deri më sot nuk u dihet fati, të gjenden. Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësi i krimit e din se ku janë ato viktima. Lidhja Demokratike e Kosovës, gjithashtu bën thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën. Zbardhja e fatit të tyre mbetet një prioritet i yni i pandryshuar, dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës.” ./KP/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë