Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku tha se asnjë projekt i kontraktuar nuk është larguar prej buxhetit të Republikës së Kosovës.
Ai tha se në ministri e ka gjetur një gjendje alarmante, ku tha se janë kontraktuar miliardë euro projekte e që nuk janë paraparë në buxhet.
“Asnjë projekt i kontraktuar nuk është larguar prej buxhetit të Republikës së Kosovës. Porse në ditën e parë të punës në qeveri kemi gjetur një gjendje alarmante. Vetëm në fushën e projekteve infrastrukturore sot për sot janë të kontraktuara plot 180 milionë euro më shumë sesa qarkorja buxhetore që ka ekzistuar edhe në buxhetin e kaluar edhe në buxhetin e tanishëm. Jo 180 euro, 180 milionë euro më shumë. Vetëm për shpronësime mungojnë 160 milionë euro, hera e fundit që është shpronësuar diçka në Kosovë ka qenë në vitin 2017. Së bashku këto dy shuma bëjnë hiç më pak se 3 40 milionë euro dhe nuk po flas këtu për 50 milionë eurot shtesë të Bechtelit që qeveria i ka anuluar, e as për 110 milionë tjera që pretendoheshin jashtëligjshëm, të cilat bashkë bënin gjysmë miliardë euro para mangut. E kjo është masakra e buxhetit që është provua të bëhet. Kur kontrakton gjysmë miliardë euro më shumë sesa që ki para të parapara në buxhet”, tha ai.
Ministri Abdixhiku tha se prioritet i qeverisë së Kosovës është shtrirja e balancuar në të gjithë rajonet e Kosovës, ku tha se për qeverinë autostrada e vërtetë e Dukagjinit është rruga Prishtinë-Pejë.
“Për qeverinë pjesën e Dukagjinit, autostrada e vërtetë e Dukagjinit për qeverinë është rruga Prishtinë-Pejë, 32 kilometrat e autostradës Kievë-Zahaq. Ky parlament tre vite më parë ka aprovuar kredi, qeveria e Kosovës ka një kohë të gjatë që e paguan interesin e kësaj kredie dhe autostrada nuk ka nisur. A e dini pse nuk ka nisur, se pse qeveria e kaluar për shkak të një pozite të një militanti të caktuar e ka ngrirë të gjithë projektin, sepse projekti është financuar prej BERZH-it, e kur financohet prej BERZH-it rregullat e prokurimit nuk janë të Kosovës, por janë të Banës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kemi pranuar letër prej BERZH-it për ankesat dhe vonesat në një kredi 200 milionëshe që nuk implementohet ende, ky është autostrada e Dukagjinit, lidhja e Pejës me autostradë me Prishtinë, projekt që po pret”, tha ai.
Ai ka përmendur se rruga Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë nuk është kryer për vite me radhë, për shkak të shpronësimeve, e këtë problem tha se e kanë zgjidhur tashmë.
Sa i përket rrugës Plavë-Deçan, ai tha se ka një problem sa i përket zonave të veçanta të mbrojtura, por që tha se është prioritet i qeverisë së Kosovës dhe se posa të zgjidhen çështjet do të përfundohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës