Abdixhiku: 10 milionë eurot në vit për RTK-në, mund të shpërndahen në zhvillim, punë e mirëqenie!

“Përderisa lexoni këtë rresht, plot 5 euro nga taksat tuaja do të përfundojnē në RTK. Lexojeni edhe një herë. U bënë 10.
Vazhduat s'vazhduat së lexuari ju, deri në fund të ditës do të bëhen 27 mijë. Po. Plot 27 mijë euro në ditë i japim për televizionin publik nga buxheti publik; çdo ditë - për ditë. 10 milionë në vit.
Dhe ende ka zëra që mendojnë se duhet vazhduar një financimi i tillë. Për interes të Kosovës na thonë; është e Kosovës na thonë. A jeni mirë kështu?! Të Kosovës, qoftë për qofshin, janë ato 10 milionë euro - të dhëna për çdo vjet - që mund të shpërndahen shumë herë më mirë; në zhvillim, punë e mirëqenie”, ka shkruar ai në Facebook.
Nga
Telegrafi
20/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































