Abazi tregon se si ndodhi shkuarja në Bullgari me dokumente të huaja për të nënshkruar me Lokomotiva Plovdivin

Arsim Abazi ishte i fituari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Trajneri i Ferizajt ka rrëfyer se si kishte shkuar në Bullgari me dokumente të huaja vetëm që të nënshkruante si lojtar i Lokomotiva Plovdivinit.
“Më duhej të shkoja nga Ferizaj në Bullgari, kam qenë në Slogë pak dhe jam kthyer në Ferizaj për të shkuar në Bullgari”, ka rrëfyer fillimisht Abazi.
“Por, në Bullgari shkova me Kushtrim Munishin. Nuk kisha kurrfarë dokumentacioni”.
“Më thirrshin për ushtar dhe unë nuk kisha asnjë letër, as pasaportë nuk kisha, në anën tjetër ata (Lokomotiva Plovdivin) më thërriste për të filluar përgatitjet”.
“Çfarë të bëjë, si jemi ne shqiptarët, gjithmonë duke rrezikuar...”, ka rrëfyer më tej ish-futbollisti.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos , KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/








































