Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i hapet rruga votimit të qeverisë së re në Parlamentin e Kosovës. Forca që mori shumicën në zgjedhjet e fundit opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, duket se tashmë do të kalojë në opozitë dhe qeveria do të drejtohet nga ish-aleati i tyre, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Haki Abazi, zv. kryeministri në detyrë dhe një nga drejtuesit kryesor të VV-së, gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talk”, tha se, “nëntoka po frenon zhvillimin në Kosovë.
Ai tha se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese u dha në orët e vona të së enjtes, gjë e cila është e çuditshme. Vendimin në vetvete Abazi tha se për një çështje të ngjashme, gjykata ka vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“Ne prisnin që të vendosej për zgjedhje të reja, duke e kthyer vendimmarrjen tek sovrani, meqenëse kishte një mocion mosbesimi në Parlament. Me vendimin e mbrëmshëm, si shumë institucione të tjera të Kosovës, tregoi se është e kapur, e ndikuar politikisht dhe ka vepruar në favor të kthimi të fuqisë politike tek një regjim i vjetër”, u shpreh Abazi.
I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta pranojë vendimin e institucionit më të lart Kushtetues në Kosovë, zv.kryeministri u përgjigj se do ta pranojnë por nuk pajtohen me këtë vendim.
“Pranueshmëria është një gjë, ndërsa pajtimi me vendimin e gjykatës e kemi bërë publike. Do të vazhdojmë të themi se Gjykata Kushtetuese e ka de legjitimuar veten duke bërë një pamflet politik dhe jo një interpretim të procesit ku gjendet Kosova”, tha ai.
“Ata që e kanë mirëpritur këtë vendim janë humbësit e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe natyrisht që humbësit do t’i gëzohen një mundësie që përmes ndikimit të institucioneve të përfitojnë në tavolinë. Aq më tepër që kandidati i LDK është njeriu që ka më pak vota në listën e saj. Edhe pse partia e dyta, njeriu për kryeministër ka vetëm 26 mijë vota dhe nuk ka fituar as në zonën e tij”, shtoi zyrtari i VV-së.
Më tej, Abazi theksoi se, në vendimmarrje të gjykatës ka ndikuar presioni i botës së krimit që gjendjet pranë Presidentit, Hashim Thaçi dhe sipas tij kjo botë e nëndheshme po bllokon zhvillimin e Kosovën nga ana demokratike dhe ekonomike.
“Duhet të kuptojmë se nën toka e Hashim Thaçit, me njerëzit e tij kanë bërë kërcënime direkte për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe grupeve minoritare që kanë votuar nën kërcënimet e Thaçit për të mbrojtur interesat. Ajo që shihet në sheshin e Prishtinës, nuk duhet ta frikësojë askënd, pasi flasim për një shtet që synon të jetë në BE. Shteti është i qytetarëve, ajo që duhet t’i frikësohemi është nëntoka dhe korrupsionit që nuk e lejon Kosovën që të zhvillohet në mirëqenie dhe dinjitetin e qytetarëve”, tha zv. kryeministri Abazi.
Pyetjes nëse Vetëvendosje do të rikthejë trazirat sociale dhe politike në Kosovë, zyrtari i lartë i VV-së e krahasoi sulmin ndaj Kushtetutës siç e konsideroi ai vendimin e djeshëm, të ngjashme me sulmet e Millosheviçit me tanke për të shfarosur etnikisht shqiptarët e Kosovës.
“Ne nuk mund të jemi spektatorë. Kostoja e rrëzimit të qeverisë Kurti lidhet me faktin se, ne nuk jemi burokratë që kujdesemi për karriget tona por për sovranitetin dhe integritetin e vendit. Jemi në një udhëkryq ku ndarja territoriale e Kosovës është potencialisht axhenda për të cilën Thaçi ka punuar dhe vazhdon të punojë dhe kërkon partner luajal dhe në këtë rast një kryeministër kukull do të firmoste ndarjen. Shembja e rendit kushtetues dhe demokratik nuk mund të na lërë spektatorë. Çfarë do që është e domosdoshme dhe e nevojshme do të bëhet për të ruajtur shëndetin e demokracisë, për të mbrojtur Kushtetutën dhe territorin e Kosovës”, theksoi ai për Euronewsal.
Sipas Abazit, liderët e vjetër të politikës i tremben funksionimit të Gjykatës Speciale kurse për marrëdhënien e VV me të dërguarin special të Presidentit Trump tha se ka ndikuar gatishmëria Thaçit për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë.
“Thaçi e shikon si mundësi të mbijetesë politike, e cila është e mbështetur në lojëra të pista. Kjo e bën të komplikuar çështjen e marrëdhënies me ambasadorin Grenell, i cili mendoj se është ndikuar gatishmëria e madhe e Thaçit që në shpejtësi të arrijë një marrëveshje duke përjashtuar nga dialogu qeverinë Kurti”, tha Abazi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri