LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Kryeministri Kurti kundër gjendjes së jashtëzakonshme

Abazi: Kryeministri Kurti kundër gjendjes së jashtëzakonshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thënë në konferencën për medie se kryeministri Albin Kurti nuk është pajtuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës.

Abazi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk shihet e nevojshme dhe duket si masë ekstreme.

“Ajo që është propozuar nga presidenti si gjendje e jashtëzakonshme, është konsideruar si masë ekstreme që është e panevojshme, që mund të interferojë me masat adekuate që ka marrë Qeveria e Kosovës. Kemi marrë lëvdatë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasada e Britanisë, për veprimet e duhura adekuate. Me këtë formë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerë ndërkombëtarë, do të vazhdojmë tutje. Kryeministri ka shprehur qëndrimin se nuk është në pajtueshmëri me masën ekstreme që e ka propozuar Presidenti. Mendojmë që për një gjendje të tillë duhet të përcillet situata dhe të veprohet kur e kërkon nevoja, por tani për tani është i panevojshëm dhe nuk do të duhej të merrnim një vendim të tillë tani”, tha Abazi.


Presidenti i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Presidenti i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Abazi tha se një mendim të tillë e ndajnë edhe nga Lidhja Demoratike e Kosovës.

Ky sipas tij ka qenë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë ishin të mendimit që  kjo është një masë ekstreme dhe e panevojshme në këtë kohë, duke shtuar se vetëm Serbia nga shtetet e rajonit deri më tani ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

“Siç e theksova të gjitha masat vendimet janë marrë të përbashkëta, minstritë pa dallim kanë vepruar e janë duke vepruar në dinamikën 24-orëshe. Kjo nuk është çështje e i një individi por e institucioneve. Nuk kemi mëdyshje e asnjë dallim, edhe sonte diskutimi në fjalë nuk kishte të bënte me ndonjë qëndrim partiak. Mendimi i përbashkët ishte që kjo është masë ekstreme e panevojshme në këtë moment. I vetmi vend në rajon që ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme është Serbia. Madje as Italia nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, Jemi vendi i parë që kemi marr masa të hershme, kemi mbyllur shkollat, dhe do të vazhdojmë kështu.”, tha Abazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori