Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka paralajmëruar që do të iniciojnë Ligjin për Faljen e Borxheve si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset edhe pas mos votimit të Rezolutës të propozuar në Kuvend për këtë çështje.
Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj thekson se pas dështimit të votimit të rezolutës, është më e vështirë miratimi i këtij ligji, pasi sipas tij, Qeverisë Kurti nuk po i intereson qytetari por interesat e saj politike.
“Sa i përket inicimit të nismës ligjore, mendoj që është e drejtë e çdo grupi parlamentar, e deputetëve që nisin nisma të tilla ligjore, mirëpo nëse bazohemi në rezolutën që nuk është miratuar, e kemi shumë të vështirë që ta kalojmë edhe ligjin sepse qeveria aktuale fort nuk po i intereson qytetari, por më tepër po bëjnë politikë sesa të merren me qytetarët dhe ajo që ne kemi parë të drejtë është të kërkojmë amnisti për borxhet gjatë pandemisë. Si përfundim ne si AAK do të iniciojmë ligjin që i amniston borxhet”, thekson Lekaj.
Mbështetjen e opozitës, ai e cilëson si diçka unike, por që faji kryesor mbetet prapë te pozita duke shpresuar që të ndryshojnë lidhur me këtë çështje.
“Po nëse nisemi nga votimi, opozita mendoj që ajo është unike në këtë drejtim por që pozita dihet që kanë qenë kundër dhe mendoj që mos po ndryshojnë gjatë kësaj periudhe dhe mendojnë më ndryshe. Nga ky vit që kemi pasur pandeminë e edhe viti 2020 mendoj që është e drejtë që të punohet me ngulm dhe të ndodh ligji për amnistinë e nëse nuk ndodh kjo atëherë përgjegjësitë mbeten te Qeveria aktuale”, shprehet tutje ai në një intervistë për Ekonomia Online.
Sipas Lekajt, përfshirja e faljes së borxheve është edhe për qytetarët, por edhe për bizneset.
“Ne do të fillojmë edhe me faljen e borxheve edhe për qytetarët, por edhe për bizneset, dhe në bazë të rregullave, ligjit e Kushtetutës së Kosovës, parlamenti është organi që e bie ligjin, e miraton ligjin dhe mund ti amnistojë edhe qytetarët”, përfundoi Lekaj.
Përderisa Partia Social Demokrate (PSD) është duke mbledhur nënshkrime duke kërkuar faljen e borxheve për qytetarët gjatë pandemisë.
Natyra Kuçi, zyrtare e kësaj partie tha se Vetëvendosje po kundërshton këtë Projektligj pasi është iniciuar nga po kjo parti, por që nuk duhet vazhduar me këtë trend sepse nuk është turp tu ndihmohet qytetarëve.
“Atë çfarë po bën PSD-ja, pra është duke mbledhur nënshkrime, që gjithsej duhet të jenë 10 mijë sosh për të dërguar projektligjin në Kuvend. Pra çfarë ka iniciuar AAK-ja ka qenë për bizneset dhe ne çfarë po bëjmë është për gjobat e qytetarëve dhe bizneseve të vogla, që janë me vlerë mbi 10 milionë, pra nuk është që vetëm një parti politike po e bën por është kërkesë e qytetarëve të këtij vendi. Dhe mendoj që më e pakta që mund të bëhet është të votohet ky projektligj”, tha Kuçi.
“E gjithë kjo na bën të kuptojmë që Vetëvendosja po kundërshton këtë projektligj edhe pse është iniciuar nga ne dhe kjo nuk besoj që do duhej të vazhdohej me këtë avaz dhe këtë trend të qasjes në politikë sepse tek e fundit nuk është aspak turp ti ndihmosh qytetarit dhe të marrësh përgjegjësi për gjitha ato çfarë i ke bërë. Dhe kjo na bën të kuptojmë që pandemia ka qenë më e dëmshme nga partitë politike”, shprehet ajo.
Kuçi thekson se deklaratat e VV-së janë skandaloze sa i përket faljes së gjobave dhe është e padrejtë të mos përkrahen.
“Ne kemi vërejtur deklarata skandaloze të Mimoza Kusarit, e cila është shefe e grupit parlamentar të VV-së ku ajo kishte thënë që më mirë të paguhet rryma në veri sesa të na kthehen ushtarët në arkivole ndërsa tani thotë që nuk duhet falur dënimet e qytetarëve po qytetarët duhet të ndëshkohen që nuk i kanë respektuar masat, ku faktikisht e dimë se si janë dhënë ato dënime. Pra dënimet janë vendosur në mënyrë të padrejtë, dhe dënimet nuk e kanë ndalur virusin”, përfundoi Kuçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës