LAJMI I FUNDIT:

AAK nënshkruan marrëveshje me PSHDK-në, garojnë me një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit

AAK nënshkruan marrëveshje me PSHDK-në, garojnë me një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

AAK dhe PSHdK do të garojnë së bashkë në listën zgjedhore të AAK-së në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

“AAK dhe PSHDK do të bashkëveprojnë si dy partnerë të barabartë duke respektuar njëra-tjetrën. Në listën e përbashkët zgjedhore, PSHDK do të garojë me një kandidat dhe i njëjti do të gëzojë mbështetjen e elektoratit të PSHDK-së dhe të AAK-së, për tu zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës”, thuhet në marrëveshjen që ka siguruar Telegrafi.


Po ashtu në këtë marrëveshje thuhet se në qeverisjen e ardhshme, PSHDK do të përfaqësohet me postin e zëvendësministrit, në rast se PSHDK do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Ndryshe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nesër do të bëjnë publike listën e kandidatëve për deputetë, ku bartës i kësaj liste do të jetë vetë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori