LAJMI I FUNDIT:

AAK kërkon rezolutë të pranueshme për të gjithë, NISMA nuk deklarohet (Video)

AAK kërkon rezolutë të pranueshme për të gjithë, NISMA nuk deklarohet (Video)

Koalicioni qeverisës ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur nga opozita për miratimin e një rezolute lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Me pjesëmarrjen e subjekteve të koalicionit qeverisës, garantohet kuorumi i mjaftueshëm për t’u mbajtur seanca, gjë të cilën nuk e kishte në fillim të muajit shtator.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të flitet për rezolutën e LDK-së, pritet të mblidhen deputetët e pozitës e opozitës.


Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, thotë se Grupi Parlamentar i Nismës, do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita.

“NISMA Socialdemokrate nesër do të merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme e thirrur nga 40 deputetë. Në atë seancë do të diskutohet çështja e dialogut me Serbinë, dhe nga ajo seancë do të del një rezolutë, ku ne do të vendosim si do të veprojmë. Me rëndësi është që ne do të marrim pjesë në atë seancë”, deklaroi për RTV Dukagjinin deputeti Haxhi Shala.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, duke konfirmuar pjesëmarrjen e AAK-së, në seancën e jashtëzakonshme, tha se kërkesa e tyre do të jetë që të harmonizohet rezoluta e propozuar nga opozita, përcjell Telegrafi.

“Është traditë që kur hartohet një rezolutë, pavarësisht se kush është iniciuesi, caktohet nga një person prej secilit grup parlamentar në mënyrë që të harmonizohet ajo rezolutë dhe ta ketë shumicën absolute në Kuvend. Kërkesa do të jetë që grupet parlamentare të mblidhen dhe të harmonizojnë një rezolutë që është e pranueshme për të gjithë dhe të votohet”, deklaroi Kadrijaj.

Po ashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës, si anëtare e koalicionit qeverisës, ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori