AAK dhe Nisma vazhdojnë të insistojnë se komisioni shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, gaboi.
Ata duan që në këtë drejtim të mos humbet kohë.
E në Qeveri thonë se mirëpresin çdo ide, duke propozuar që kundërshtimi të marrë formën e normës ligjore dhe të mos mbetët vetëm “si ide”.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ditë më parë hodhi idenë e krijimit të një komisioni të ri për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Ideja përkrahet edhe nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit thotë se nuk duhet humbur kohë në këtë drejtim, por që nuk shpjegon se si do të mund ta ndihmonte konkretisht procesin.
“Ne jemi shprehur pozitivë për të gjitha idetë, që gabimet të përmirësohen me kohë, pra, gabimi që ka ndodh me komisionin tonë, jemi dakord për veprime të tilla. Ajo që na shqetëson vërtet shumë, është humbja e kohës. Nëse ne e kemi interes liberalizimin e vizave! Dhe e kemi interes këtë, atëherë duhet që Kosova vërtet të marrë hapa të qëndrueshëm që mos të rrezikohet ky proces, që mos të vonohemi në kohë”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, qeveria mirëpret çdo ide, duke thënë se në aspektin demokratik vlen të shteret çdo mundësi.
Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë për Radio Kosovën se propozimet dhe idetë, për të qenë serioze duhet të votohen në Kuvend.
“Tani këto propozime janë të vlefshme por që të kenë legjitimitetin, forcën e kundërshtimit të kësaj që po ofrojmë ne, ato duhet të jenë produkt i një analize të tërësishme dhe të kenë legjitimitetin e gjithë kuvendarëve duke respektuar Kushtetutën dhe procedurat ligjore. Ato mund të diskutohen dhe nuk asgjë të keqe këtu. Por që t’i marrim ne seriozisht dhe qytetarët e Kosovës që t’i pranojnë seriozisht të gjitha këto propozime duhet që ato të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, t’i respektojnë procedurat dhe të kenë legjitimitet në kuptimin që për to të votohet. Jo të mbesin vetëm propozime tek-tuk për interesa të ndryshme”, ka thënë ai.
Abdullahu thotë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi do të procedohet shpejt në Kuvend, në mënyrë që fundi i verës siç thotë ai të mos i zë qytetarët e Kosovës pa liberalizimin e vizave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?