LAJMI I FUNDIT:

AAA-ASH: Qeveria e paaftë të sigurojë vaksina

AAA-ASH: Qeveria e paaftë të sigurojë vaksina

Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët ka dërguar kritika për vonesën e vaksinave anti-Covid.

Vlerësojnë se derisa shtetet e rajonit po mburren me numrin e të vaksinuarve, Maqedonisë së Veriut janë duke i dështuar të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksinën.

“Tanimë kur të gjithë vendet e rajonit vazhdojnë me imunizimin e qytetarëve me vaksina kundër Covid 19 dhe mburren me shifra konkrete për vaksinime për kokë banori, Qeverisë së Maqedonisë së Veriut po i dështojnë njëra pas tjetrës të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksina. Së fundmi, ishim dëshmitarë që këtij mozaiku të dështimeve iu shtua edhe ai për sigurimin e vaksinës kineze. Çuditërisht, nga kontingjenti i paraparë i këtyre vaksinave shtetet, si Mali i Zi dhe Hungaria, arritën t’i marrin vaksinat e parapara, ndërsa qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe një herë dëgjuan vetëm fjalë dhe premtime boshe. Ky prolongim pafund i imunizimit të popullatës pos që drejtpërdrejt po e rrezikon jetën e qytetarëve tani që vala e tretë e pandemisë është në shfaqje e sipër, ajo po i zbeh skajshmërisht edhe shpresat për një hapje graduale të shtetit tonë dhe të ekonomisë vendore”, thuhet mes të tjerash në reagimin e AAA-ASH-së.