Çështja e aplikimit të bodibildingut në moshën rinore (14-16 vjeçare) tek ne, shkakton njëfarë dileme dhe pasigurie të pa argumentuar. Kjo zakonisht shkaktohet dhe është si pasojë e mosnjohjes apo të njohjes së pamjaftueshme të sistemit të bodibildingut dhe natyrisht, ndikimit të tij në organizmin e të rinjve.
Idriz Humolli
Ekspert i Bodibildingut
“Fitness Gym Prishtina”
tel. + 377 45 275 757
Hulumtuesit e shumtë, përveç veprimit dhe ndikimeve të shumta pozitive të bodibildingut dhe organizmin e njeriut, kanë konstatuar se përjashtohet mundësia e ndaljes eventuale të rritjes te të rinjtë që aplikojnë sistemin e bodibildingut. Ata, përkundrazi kanë konstatuar se çdo aktivitet sportiv ashtu edhe bodibildingu stimulon e kurrsesi nuk ndal rritjen te mosha rinore.
Tani më dihet se Bodibildingu është sistem dhe metodë e përsosur e cila drejtpërdrejtë, stimulon rritjen e forcës, qëndrueshmërisë, fleksibilitetit dhe natyrisht masës muskulore, prandaj si i tillë ky sistem gjithnjë e më tepër është duke zënë vend dhe afirmuar me hapa të mëdhenj, duke përfshirë të rinjtë e të reja pa marrë parasysh pra moshën dhe gjininë. Edhe përkundër kësaj konsiderojmë se mosha rinore (14-16 vj.) nuk janë ende të përfshirë në masën e duhur në këtë sport.
Cilat janë shkaqet dhe arsyet e mospërfshirjes së mjaftueshme? Në bazë të përvojës shumëvjeçare e veçanërisht në sajë të kontakteve me të rinj të moshës së përmendur, kam mësuar se njëra nga arsyet themelore që i pengon është frika e tyre se do t’u ndalet rrita. Pas pyetjeve që ua bëjë se çka merrni për bazë kur e thoni këtë, ata zakonisht përgjigjen se këtë e kanë dëgjuar nga shokët kryesisht moshatarët e tyre e në raste më të rralla nga të rriturit si dhe nga prindërit e tyre.
Edhe përkundër kujdesit permanent dhe brengosjes së arsyeshme të prindërve për shëndetin dhe rritjen normale të fëmijëve, si dhe edukimin dhe zhvillimin të përgjithshëm psiko-fizik të tyre, konsiderojmë se frika lidhur me ndaljen e rritës është plotësisht e pa arsyeshme sepse praktika dhe jeta e përditshme ka konstatuar të kundërtën.
Megjithatë duhet përmendur se aplikimi i sistemit të bodibildingut te të rinjtë e moshës së përmendur është çështje të cilës duhet t’i qasemi me kujdes të veçantë dhe vetëm nëse disponohet me njohuri të mjaftueshme nga kjo lëmi. Kjo moshë, ushtrimet mund t’i bëjë ekskluzivisht në bazë dhe nën mbikëqyrjen permanente të personit të autorizuar, do të thotë vetëm në bazë të udhëzimeve të njohësit të mirë të teorisë dhe praktikës së lëmisë së bodibildingut.
Duhet pasur kujdes para së gjithash që programi i ushtrimeve t’i përgjigjet konstitucionit të trupit të tij se dhe gjendjes së tij të përgjithshme psikofizike. Shkalla e intensitetit duhet të jetë mesatare, peshat të përdoren sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit dhe gjithnjë të lejojnë ekzekutimin e 8-10 përsëritjeve pa angazhim maksimal të muskujve.
Zgjedhja ushtrimeve duhet të jetë e tillë që gjithashtu i përgjigjet potencialit të energjisë së të riut, ndërsa nga programi të përjashtohen ushtrimet të cilat me rastin e ekzekutimit, në masë të madhe, angazhojnë boshtin kurrizor.
Për këtë qëllim, nuk duhet të aplikohet ushtrimi, ulja dhe ngritja me peshë në shpinë (ushtrimi dedikuar zhvillimit të këmbëve) si dhe ushtrimi shtytja e peshës para dhe pas qafës (peshë dyduarshe) ushtrimi dedikuar muskujve të krahëve. Me qëllim që sa më pak të angazhohet boshti kurrizor gjatë zgjedhjes së ushtrimeve, duhet pasur kujdes që pjesa dërmuese e ushtrimeve të ekzekutohen nga pozita e ulur, e ulur e mbështetur ose e shtrirë, pra sa më tepër t’u shmangeni ushtrimeve nga pozita në këmbë.
Në botën e bodibildingut ka shumë raste dhe emra të njohur të cilët kanë filluar të merren me këtë sport në moshën më të re. Po veçojmë Arnold Schwarzenegger, i cili ka filluar të merret me bodibilding në moshën 13 vjeçare (përkundër pengesave të paarsyeshme që ia kanë bërë prindërit), ndërsa gjatësia e tij tani është 188 cm.
Njëri ndër idolët më të mëdhenj të bodibildingut, aktori Steve Reeves, është i gjatë 185,5 cm, ndërsa ka filluar të merret me bodibilding në moshën 16 vjeçare.
Nga këto dhe shumë argumente tjera të cilat nuk i kemi përmendur, me të drejtë mund të konstatojmë se aplikimi i drejtë i bodibildingut nuk ndikon kurrsesi negativisht në rritjen e të rinjve dhe se të rinjtë nuk mund të kenë kurrfarë pasojash negative, sidomos kur plani dhe programi i ushtrimeve hartohet drejtë, duke pasur parasysh elementet e përmendur, e i cili program përcillet me ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor, pushim të duhur dhe gjumë të mjaftuar.
Kur kemi parasysh se bodibildingu preferon mënyrën e rregullt dhe të planifikuar të jetës, ushqimin e rregullt, pushimin, ushtrimet dhe në përgjithësi jetë të qetë dhe para së gjithash të shëndoshë në çdo pikëpamje, ne si prindër dhe propagandues të kësaj mënyre të jetesës duhet të bëjmë bashkërisht përpjekje permanente që t’i udhëzojmë fëmijët tanë dhe t’u krijojmë kushtet themelore që ta ndjekin mënyrën e shëndoshë të jetës sportive.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë