Sotir Gjika
Po mbushet gati një mot që kur se Shqipëria shpalli vetëqeverimin e saj dhe 5-6 muaj qëkurse u hoq çarkimi (bllokada) prej anijeve të huaja. Në gjithë këtë kohë, mjerisht, nuk është treguar një lëvizje shqiptare ashtu si duhej, nuk është treguar një kujdes dhe interesim ashtu sikundër besohej. Dua të them se s’kemi parë deri më sot ndonjë tokicë shqiptarësh të jashtëm të hyjnë në Shqipëri ; dhe kështu lind pyetja : A KA SHQIPTARË ?
Duke pyetur a ka shqiptarë na jepet arsyeja të themi : ku janë djelmuria shqiptare e Amerikës ? ]
Mua, duke mos kursyer fuqinë time për të mirën e Atdheut, nuk më le e shkreta ndjenjë që të mos ju kallxoj disa sende, të cilat besoj se i dini edhe juve. Kemi një qeveri të përkohëshme e cila, qëkur se pati fatin të betohet dhe deri në ditët e sotme, po shkon një jetë të keqe, po gjëndet me një gulçim të paprerë, e rrethuar prej shumë rreziqesh dhe e shtrydhur prej shumë pikëpamjesh. Në këtë mes një luftë, një kundërshtim dhe një pakënaqësi faqe kësaj Qeverie, po jep e merr duke u rritur nëpër qarqet shqiptare. Deri në një farë pike kanë të ngjarë këta kundërshtime, sepse disa gabime të Qeverisë janë të dukshme, por deri në një gjykim të falura. Ja sepse : në Shqipëri, ose më mirë të themi në Vlorën e shkëlqyer, nuk gjëndet një element i ndritshëm që t’a mposhtë elementin e errët.
Popullsia e Vlorës dhe shumë nga nëpunësit e Qeverisë, janë prej atij elementi që çfarëdo ushqimi e ka prej Anadolli, janë shqipfolës nëpunësit, por dijnë të shkruajnë vetëm nga e mëngjëra dhe kështu ajo e shkretë turçe po duket edhe nëpër zyrat diplomatike të Vlorës. Që të merremi vesh më mirë, shqiptarët e mësuar, të qytetëruar e që dijnë t’a shkruajnë mirë shqipen, ndodhen gati të gjithë jashtë. Përse nuk vrapojnë sa më shpejt në Shqipëri, të zenë caqet (pozicjet) që meritojnë, që të zhduken mungesat e sotme që janë në Qeverinë tonë ? Ç’presin djelmuria e flaktë e Amerikës që nuk nisen 3-4-5 qind bashkë për në Shqipëri, që t’i tregojnë edhe botës së qytetëruar se di t’a ndjekë dhe t’a gëzojë shqiptari lirinë ? Besoj se nuk do të më kundërshtoni për këto q’u them, si vëlla i juaj i një gjaku, por un zgjatem :
Kur plasi lufta e katër Shteteve të Ballkanit me Turqinë, serbë, bullgarë, grekë e malazez që gjënden aty në Shtete e Bashkuara, i patë me sytë tuaj se si shkonin togje togje, me këngë e brohorima mbas zërit t’atdheut të tyre. Pra dhe atdheu i ynë sot gjëndet në një luftë të përgjithëshme. Të lemë që një pjesë e madhe e Shqipërisë po lufton me ngultësi por, brënda në Shqipëri, zotërinj, kemi luftën morale, mendore, padijen etj., të cilat duan një kraharor të papërkulur që t’u bëjë ballë, duan specialistë që t’i shërojnë. Komisioni ndërkombëtar, që është ngarkuar për të caktuar kufijtë e Shqipërisë, ka disa ditë që i u mbështet tokës së saj, kështu pak më shpejt a pak më vonë, kufijtë caktohen. Por kush do t’i mbushë gjithë ata caqe t’administratës etj. kur gjithë shqiptarët e mësuar gjënden jashtë? Natyrisht Qeveria e jonë, duke munguar ata që dijnë shqipen, është e shtrënguar të emërojë nëpunës ata që gjenden në Shqipëri, që kanë qenë në kohën e Turqisë. Ja problemi delikat.
Pra, në doni që t’i nisim punët me themel, evropiançe dhe jo allaturka, mos pritni që t’u thërresë Qeveria, por vraponi sa më parë, se koha nuk na pret dhe nuk pret fare. Këputja e Lidhjes Ballkanike i a rriti dhëmbët Turqisë ; i mori përsëri gjysmën e Thrakës Bullgarisë, tani po i turret Selanikut dhe i kërkon Greqisë Qion dhe Mitilinën, se ndryshe i nis luftë! Pra punët janë më të turbullta se kurdoherë, gjendemi në vingjillën e një lufte të tretë në Ballkan, prandaj për çdo ngjarje duhet të jemi në Shqipëri, rrotull flamurit tonë, i cili pas 444 vitesh u ngrit edhe një herë.
24 tetor 1913 (Botuar n6 “Dielli” Marrё nga vёllimi “Detyra ime mbaron me jetёn time”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/01/Skenderbeu-1-e1516303460443-780x439.jpg)
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
![Imazhet flasin …](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/lucia2-780x439.jpg)
Imazhet flasin …
![Thënie të zgjuara: Dija më përndjek, por unë jam më i shpejtë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/03/words-780x439.jpg)
Thënie të zgjuara: Dija më përndjek, por unë jam më i shpejtë!
![Drama e panjohur e Koliqit, ku parashikohej rënia e komunizmit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/06/ernest-koliqi-780x439.jpg)
Drama e panjohur e Koliqit, ku parashikohej rënia e komunizmit
![Teki Dervishi, ky shkrimtar sui generis](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/04/Teki-Dervishi-780x439.jpg)
Teki Dervishi, ky shkrimtar sui generis
![Historia e çdo qytetërimi nis me poetët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/02/poetry-780x439.jpg)
Historia e çdo qytetërimi nis me poetët
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re