Analistët thonë se LVAN nuk e llogariti mirë ndarjen e posteve, pasi përjashtoi mundësinë e humbjes së postit të kryeparlamentarit. Kjo, sipas tyre, po përsëritet edhe me lidhjen e koalicionit PDK-LDK.

Analisti Arben Ahmeti thotë se marrëveshja PDK-LDK po llogarit në postin e presidentit, ndërsa dihet mandat për këtë post ka Atifete Jahjaga deri në vitin 2016.


Një gjë e tillë ka qenë e pritshme për Muhamet Mavrajn, pikërisht për shkak të rezultatit të ngushtë ndërmjet partisë së parë dhe të dytë. Mavraj shton se kushdo që ka me e drejtu Qeverinë e ardhshme, ka me i pasë “këmbët e arushës në dorë”.

Sa i përket mos thirrjes së seancës edhe mbas marrëveshjes së arritur ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, Ahmeti e fajëson partinë e Mustafës. Ai thotë se nëse seanca thirret pa u marrë vesh edhe për ekzekutivin, LDK ka frikë se Partia Demokratike nuk ka me i qëndru besnike marrëveshjes. /Rrokum/