A është videoja e rreme - Google tani do t’ju tregojë

Kudo që shikoni në internet, hasni në imazhe dhe video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (AI).
Është gjithnjë e më e vështirë t’i dalloni nga ato të vërteta, kështu që Google ka krijuar një mjet që synon t’ju ndihmojë në këtë gjë.
Google ka futur një funksion të ri brenda aplikacionit Gemini që detekton nëse një video është krijuar apo modifikuar me ndihmën e AI-së.
Tani përdoruesit mund të ngarkojnë një video direkt në aplikacion dhe të pyesin “a është kjo gjeneruar nga AI?”
Gemini pastaj analizon pjesët audio dhe vizuale të videos duke kërkuar shenja të quajtura SynthID (një markë e padukshme në materialet e gjeneruara nga AI).

Pas analizës, përdoruesi merr një përgjigje që tregon se cilat pjesë të videos përmbajnë elemente të gjeneruara nga AI.
Për shembull “SynthID u zbulua në regjistrimin audio nga sekonda 10 deri në 20. Nuk u gjet SynthID në pjesën vizuale”.
Kjo mundësi e verifikimit të videove është paralajmëruar më herët bashkë me prezantimin e modelit Nano Banana Pro, dhe tani Google po e ofron atë siç ishte premtuar.
Verifikimi i imazheve dhe videove është i disponueshëm në të gjitha gjuhët dhe në të gjitha vendet ku aplikacioni Gemini është i mbështetur.
Fajllat e ngarkuar mund të jenë deri në 100 MB dhe deri në 90 sekonda kohëzgjatje. /Telegrafi/

















































