LAJMI I FUNDIT:

9 muaj burg për shitje droge në Pejë

9 muaj burg për shitje droge në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dënuar me nëntë muaj heqje lirie të pandehurin A.K. për shkak se gjatë periudhës kohore shkurt e deri më 10.09.2019 në Pejë, pa autorizim ka shpërndarë dhe shitur substanca narkotike të llojit marihuanë.

I pandehuri gjatë kësaj periudhe i ka shitur disa herë dëshmitarit E.S. sasi të ndryshme të narkotikut në shumë nga 5 euro e po ashtu i ka dhënë për konsumim narkotik vëllait të tij, gjersa me pas pranimit të informatave Sektori i Policisë për hetimin e trafikimit me narkotikë në Prishtinë ka ndërmarrë një operacion bastisje dhe kontrolli në shtëpinë ku ishte duke banuar i pandehuri me ç’rast me të filluar kontrollin i pandehuri nga dritarja e ballkonit të shtëpisë i ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqinjit të tij tre qese najloni me substance narkotike në peshë të përgjithshme 56.4 gramë.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge sipas KPRK -së.


Dënimin me burg i pandehuri do ta vuajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind euro.

I njëjti obligohet në emër të shpenzimeve të procedurës penale gjykatës t’ia paguajë shumën prej 50 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej 50 euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .

Të njëjtit iu konfiskua telefoni celular si dhe substanca narkotike. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori