LAJMI I FUNDIT:

“81 vjet punë detektive njerëzore në 30 orë”: Policia britanike me një mjet të AI që mund të zgjidhë rastet më të vjetra dhe më famëkeqe të vendit

“81 vjet punë detektive njerëzore në 30 orë”: Policia britanike me një mjet të AI që mund të zgjidhë rastet më të vjetra dhe më famëkeqe të vendit

Disa nga rastet më famëkeqe mund të zgjidhen me ndihmën e një mjeti të Inteligjencës Artificiale.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Policia e Avon dhe Somerset po testojnë teknologjinë e cila mund të identifikojë të dhëna të mundshme që mund të mos jenë gjetur gjatë një procesi manual të provave.

Siç bëhet e ditur, mjeti Soze – i zhvilluar në Australi – mund të analizojë pamjet video, transaksionet financiare, mediat sociale, emailet dhe dokumentet e tjera në të njëjtën kohë.


Një vlerësim tregoi se ai ishte në gjendje të rishikonte materialin provues në 27 raste komplekse në vetëm 30 orë – gjë që vlerësohet se për ta bërë një njeri – do t’i duhej deri në 81 vjet.

Gavin Stephens, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shefave të Policisë, ka thënë se teknologjia mund të përdoret për të ndihmuar në mbylljen e disa prej rasteve më të vjetra dhe më famëkeqe të pazgjidhura të vendit.

“Unë mund ta imagjinoj këtë lloj gjëje të jetë vërtet e dobishme për shqyrtimet e rasteve të pazgjidhura”, u tha ai gazetarëve.

Stephens bëri të ditur se mjeti Soze është një nga “dhjetëra programet novator” që së shpejti mund të shpërndahen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Por ai tha se AI dhe teknologji të tjera si njohja e fytyrës dhe procedurat e automatizimit robotik “nuk janë një zëvendësim” për policinë, me një oficer që “duhet përfshirë në vendimet përfundimtare”.

“Kjo nuk është dorëzim i përgjegjësive tona tek teknologjia, por ajo që teknologjia po na ndihmon të bëjmë më mirë”, ka thënë Stephens. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Teknologji
Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Teknologji
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Kalo në kategori