LAJMI I FUNDIT:

50 vjet nga krijimi, Baza Ajrore e Gjadrit rikthehet në funksion për fluturimin e helikopterëve “Black Hawk”

50 vjet nga krijimi, Baza Ajrore e Gjadrit rikthehet në funksion për fluturimin e helikopterëve “Black Hawk”

Në 50-vjetorin e krijimit të saj, Baza Ajrore e Gjadrit ka rifilluar funksionimin e saj, duke pritur për herë të parë fluturimin e helikopterit të ri UH-60 Black Hawk në pistën e saj, pjesë e modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare.

Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë rast, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ferdinant Dimo, theksoi rëndësinë historike të kësaj baze.

“Kjo datë shënon krijimin e një prej objekteve më të rëndësishme për mbrojtjen e asaj kohe.


Në këtë bazë kanë punuar me përkushtim ushtarakë, pilotë dhe teknikë, duke realizuar detyrat e fluturimit dhe duke shërbyer larg familjeve të tyre për mbrojtjen e vendit.

Sot, kur konceptet e sigurisë janë zhvilluar, rivitalizimi i bazës do të ofrojë infrastrukturë të re për trajnimet e ekuipazheve fluturuese të helikopterëve dhe për trajnimin bazik të pilotëve të rinj,” u shpreh gjeneral Dimo.

50 vite me parë, dy pilotë nga aeroporti i Rinasit, Haki Jupasi dhe Serafin Shegani, u ulën për herë të parë në pistën e sapondërtuar të aerodromit të Gjadrit me avionët supersonic MIG-19 dhe MIG-21.

Pas 50 vjetësh, kjo bazë është bërë operative për fluturimin e helikopterëve më të rinj dhe më modernë të Forcës Ajrore.

Në ceremoni morën pjesë edhe personeli trajnues amerikan për helikopterët Black Hawk, duke reflektuar bashkëpunimin ndërkombëtar në zhvillimin e kapaciteteve ajrore të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori